• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sociologu: Dy motivet kryesore pse tradhtojnë gratë

by Java News
09/12/2023 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ka qenë sociologu, Gëzim Tushi, i cili ka folur për martesën dhe tradhtinë.

Sociologu shprehet se ditët e sotme, martesa është bërë një duel i përjetshëm, pasi sipas tij, është e vështirë të jetosh me një person tjetër, ku mund të krijohen edhe rivalitete.


Gëzim Tushi: Shiko, unë gjithmonë Aldo, edhe tek libri që kam shkruar “Martesa, familja, seksualiteti”, them që disa gjëra duhen ripërkufizuar. Jetojmë…

Aldo: Me ndryshimin e kohës.

Gëzim Tushi: Absolutisht. Shiko, nuk mund të veshësh kostumin në kohën e sotshme, moderne dhe postmoderne, në kushtet e liberalizimit të seksualitetit, në kushtet e shtimit të numrit të divorceve, e paqëndrueshmërisë të stabilitetit të martesës. Siç e shikoni, është e vështirë të jetosh me tjetrin, sepse në këtë rast kemi të bëjmë me tjetrin. Me tekat e tjetrit dhe siç e keni parë martesa është bërë një duel i përjetshëm. Është bërë një rivalitet i përhershëm. Ku ka motive personale, motive të karrierës, motive financiare, motive të karakterit të…

Aldo: Këtu është problem edhe i prindërve. Që nxisin dhe cytin “martohu, martohu, të iku mosha”.

Gëzim Tushi: Edhe ajo është. Edhe një gjë tjetër, unë kam, dua të them që një pjesë… shumë herë çështjet e tradhtisë janë të lidhura dhe me kulturën e seksualitetit. Zakonisht thuhet që, përse tradhtojnë gratë? Tani, nëse është një burrë që është indiferent ndaj gruas, në qoftë se është dembel, natyrisht kjo mund të krijoj probleme. E dyta, nëse një mashkull është i dhunshëm, e rreh gruan, e torturon gruan, nuk e trajton si partnere, qoftë si partnere seksuale, qoftë si partnere në çift, tani ajo duart e vrazhda të burrit do t’i zëvendësojë me duart e një njeri tjetër që e përkëdhel. Sepse edhe ajo është qenie që ka nevojë. Erotizmi i saj ka nevojë. Janë disa motive edhe të karakterit biologjik, edhe të karakterit social, të cilat nganjëherë ndikojnë. 

/f.s

Next Post
“E dashuroj, njerëzit janë të lumtur”, atmosfera festive në Shkodër tërheq turistët e huaj

“E dashuroj, njerëzit janë të lumtur”, atmosfera festive në Shkodër tërheq turistët e huaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com