• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sociologia: Armiku më i madh i xhepit dhe jetës është “Varfëria Gjenetike”

by Java News
12/11/2016 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji i Varfërisë Gjenetike është arsyeja pse njerëzit janë “programuar” për të jetuar me të ardhura të ulëta. “Pasurinë dhe varfërinë në jetën tuaj e sjell mendja, ndaj kini kujdes në çka e programoni veten”, tërheq vërejtjen këshilltarja për biznes, Natalie Grace, autore librash që ka krijuar termin “Varfëria Gjenetike”,

Ajo kujton fëmijërinë e saj, kur me shoqen e saj ka kërcyer në një divan. Pas shumë kohësh e vizitoi shoqen dhe hasi në divanin e njëjtë në shtëpinë e saj.

Derisa flisnin, Grace mendonte se sa do të kushtonte kauçi e një pasqyre e re dhe sa kohë duhen të hidhen kutitë e kartonit bashkë me vazot e çorapët e shqyera në tokë, transmeton Telegrafi.

“Kudo shihja të çara, pluhur dhe pisllëk”, thotë ajo, duke shtuar se plot persona ruajnë paratë për ditë të zeza, e bile edhe enët më të bukura për rastet e veçanta. “Por, problemi është se rastet e veçanta vinë rrallë, e ditët e zeza janë të pashmangshme.

Ndaj, nëse gjithçka ruajmë për të ardhmen, ajo ardhmëri nuk vjen kurrë. Nëse jetën e kaloni duke investuar vetëm për të ardhmen, që ajo të jetë më e mirë, jeta do të bëhet e mjerë”.

Grace përmend edhe një femër të re që kursente në mënyrë të tmerrshme, që me paratë e banesës që donte ta shiste, dhe kursimet tjera, të blinte një shtëpi me kopsht. Ajo e vetme i ka rritur dy vajza, që shpesh ishin të uritura e ushqeheshin pothuajse gjithmonë me supa. Njëra vajzë njëherë i thotë se i vinte turp që ka veç një palë rroba dhe atë të arnuara.

“E dini çfarë ndodhi? Pas dy dekadash, ajo më në fund e bleu shtëpinë e ëndrrave, por vajzat nuk ishin të interesuara. As nuk silleshin si shumica e vajzave tjera, sepse morën ‘Kompleksin e të Përhiturës’.

Me fjalë të tjera, kanë frikë edhe sot të shpenzojnë; edhe sot veshin rroba të vjetra; hanë nga enët e thyera; mobilet i kanë të falura. Kjo varfëri është ngulitur në mendje, ndonëse tash mund të bëjnë jetë shumë më të mirë”, thotë ajo, transmeton Telegrafi.

Grace mendon se frika nga harxhimi shndërrohet në psikozë dhe se mund ta shpenzojë energjinë jetësore. Ndaj, shprehet se fëmijët që rritën në varfëri, në vetëdije programohen për varfëri në të ardhmen.

“Por, ka edhe raste kur njerëzit, të shtyrë pikërisht nga kjo gjendje, dhanë maksimumin për të qenë të suksesshëm. Por, shumica që kaluan varfërinë në fëmijëri, kaluan në varfëri edhe në pjekuri e në pleqëri. Mos lejoni të futeni te ky grup. Largojeni varfërinë, sepse varfëria është gjendje mendore, siç është edhe pasuria”, citohet “Telegrafi”. (b.an)

Next Post
Sekreti i babait pilot, Majko tregon: Si u “kap” avioni i SHBA në Shqipëri gjatë Luftës së Ftohtë

Sekreti i babait pilot, Majko tregon: Si u “kap” avioni i SHBA në Shqipëri gjatë Luftës së Ftohtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

February 25, 2026
Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, nisin hetimet për mjekun në Durrës

Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, nisin hetimet për mjekun në Durrës

February 25, 2026
Bllokimi i monopatinave, protestë para Ministrisë së Brendshme: Na mashtruat, gjeni zgjidhje

Bllokimi i monopatinave, protestë para Ministrisë së Brendshme: Na mashtruat, gjeni zgjidhje

February 25, 2026
Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Aksident me vdekje në superstradën Milot-Fushë Krujë, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

February 25, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

“Serbia, panik i pajustifikuar”, Shqipëria në Gaza, Vengu: Ende pa zonë, numri i trupave i pacaktuar

February 25, 2026
“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

“Kushtetuesja” rrëzon PD-në, vendos të mos kalojë në seancë mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit

February 25, 2026
UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

UEFA “zbarkon” në Shkodër, nis inspektimin e stadiumeve

February 25, 2026
Mbreti i Panairit

Qeveri e keqe

February 25, 2026
Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

February 25, 2026
SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In