Alfred Peza ka thënë në emisionin “Open” se në Partinë Demokratike po përgatiten që të zëvendësojnë kryetarin Lulzim Basha me ish-presidentin Bujar Nishani.
“Pas 1 korrikut, në PD po përgatiten që të zëvendësojnë Lulzim Bashën me Bujar Nishanin, se edhe e vetë lideri historik Sali Berisha e ka kuptuar ç’po ndodh”, tha Peza.
Gazetari shtoi më tej se në PD kanë nisur të ndihen zërat e parë kundër Bashës, pasi janë frikësuar nga reagimi i SHBA, që tha se do t’i rreshtojë në krahun e grupeve terroriste nëse ushtrojnë dhunë në 30 qershor.