• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Socialistët pas Ramës, më keq se PD pas Berishës

by Ben Andoni
14/05/2020 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Askush nuk mundet të parashikojë sot sesi do të shkojnë zgjedhjet e ardhshme të vitit 2021, qeveria tranzitore e kërkuar nga Opozita apo edhe një Aleancë e mundshme, që po përvijohet disi nga larg e PS dhe LSI. Me habirat që solli pandemia, shtuar me situatën e tmerrshme të tërmetit  dhe me paparashikueshmërinë e ngjarjeve e kemi të vështirë, që të bëjmë një prognozë të Shqipërisë, përveç një fakti që e dimë të gjithë: Jemi pranë një zgripi ekonomik, që vërtetë mund të jetë pak më i butë prej informalitetit por që do të ndryshojë shumë të ardhmen tonë. Mbase edhe këndvështrimin politik të zgjedhësve dhe mënyrën sesi do të votojmë.

Shqipëria, ashtu si vendet e tjera të Europës Lindore por më së shumti në Ballkan, është pjesë e një spektri që përball një demokraci të cënueshme ku korrupsioni por edhe autoritarizmi nuk ndalet. Të mjafton të dëgjosh diskursin dhe narrativën e ngritur të kryeministrit Rama për të kuptuar sesa larg jemi demokracisë së vërtetë. Por, ndërsa me gjuhën e tij po “mësohemi”, shqetësues mbetet zëri që vjen prej mëtuesve të tij opozitarë dhe sidomos ata që mezi presin rokadat për të mësyrë bordet dhe privilegjet bashkë me influencat e harruara të pushtetit.

Politologët e sotëm për një gjë janë fare të qartë se ndërtimi i demokracisë së vërtetë është i vështirë dhe i pasigurt në vendet tona, që dolën nga komunizmi. Përvoja historike tregon se dështimi është më i zakonshëm se suksesi, madje edhe në periudhat kur demokracia liberale ka pak rivalë, citojmë Hampton Stephens në The Battle for Democracy in Central and Eastern Europe. Për fat të keq shikojmë se të gjithë vendet e Europës Lindore por edhe të Ballkanit po humbasin në hapësirën e autokracisë, që e drejtojnë njerëzit më të fuqishëm në pushtet, favoritët e Brukselit. Dhe, kur kjo ndodh me vende me demokraci me parametra më të larta se tonat, si Hungaria, Polonia e Çekia atëherë e llogarit lehtë se ku gjendemi ne. Po pse Brukseli nuk shqetësohet apo pse ishin aq të sigurt para disa muajve që nuk do kishte “Pranverë ballkanike”, duke iu referuar zgjerimit të përjavshëm të fluksit të protestave në Serbi, Mal të Zi dhe Shqipëri, vendet aspirantë në BE?! Pse BE preferon të respektojë më shumë këto statuos quo për vendet që janë në platformën e saj të integrimit sesa proceset e demokracive të vërteta, shtron si hipotezë Stephens. Kjo pak e shumë kuptohet. Ballkani, paçka kumteve demokratike, mbetet larg interesave qoftë sa i përket historisë së sotme por edhe fuqisë ekonomike. Ndaj, zëri i njerëzve po bëhet gjithnjë e më i zbehtë, por jo ndryshimi. Këtë të fundit Brukseli e mbështet derisa nuk prishet status quo, që impenjon strukturat e saj.

PS-ja, forca më e konsoliduar por me një piramidë strukturale që kulmon dhe zbret me kryeministrin Rama, e ka kuptuar mirë këtë politikë, përveç një mësimi të madh, që tregoi përvoja e kundërshtarit të saj më të madh PD-së. Dhe, ajo çdo gjë ia ka deleguar Ramës, kurse pjesa tjetër e partisë duket një zgjatim, ku mungon krejt zëri ndryshe. Gremisja dhe mos pasja e strukturave të duhura demokratike në parti, që vërtetë nuk lexohen si duhet nga BE, njihen mirë nga njerëzit dhe kjo e kërcënon realisht të ardhmen, e cila ka të ngjarë të jetë shumë më keq se PD-ja e sotme në luftën e saj për të krijuar një identitet. BE-ja duket se është më shumë e interesuar për gjëra sipërfaqësore në vendin tonë sesa realisht me demokracinë e vërtetë, atë që duhen dekada të ngrihet. Bash, këtë demokraci, që e kuptojnë shumë pak individë te PS-ja me mungesën totale të vetëkritikës dhe mbytjen e çdo zëri ndryshe në parti. Gjithsesi, tashmë është vonë, paçka se zgjedhjet janë ende pak “larg”. Shpurës së madhe të yes-man të PS-së, që do jenë të parët që do t’i kthejnë krahët Ramës në rast humbje, i duhet të shpresojë tek fati, që nuk shkon gjithnjë tek më “ i forti”. (Javanews)

 

Next Post
Plagosi me mjete të forta në kokë fqinjin, arrestohet 33-vjeçari në Fier

Plagosi me mjete të forta në kokë fqinjin, arrestohet 33-vjeçari në Fier

Comments 1

  1. Prushi. says:
    6 years ago

    Ben Andoni, ngatërron partitë parlamentare, dhe organizatat e DSJ në kohë demokracie me ato të kohës të diktaturës. Një parti parlamentare vihet në lëvizje në mënyrë horizontale veçse në kohë fushate, më pas ajo funksionon kur është në pushtet në mënyrë vertikale ose piramidave, siç e pretendon dhe Beni. Edhe në Europë, dhe Greqi ku unë bëj pjesë në një parti kështu funksionon. Gjatë qeverisjes Cipra kush i doli kundër i hapi krahun për tu larguar. Dhe nuk ju larguan pak . Por keshtu dobësohen vetë partia nëse vendosin që secili të veprojë në qejfin e vet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tre kapituj në fazën përmbyllëse”, Pirdeni: Strategji e re për tërheqjen e ekspertëve në administratë

“Tre kapituj në fazën përmbyllëse”, Pirdeni: Strategji e re për tërheqjen e ekspertëve në administratë

July 9, 2026
Përfundojnë 87% e punimeve në “Elbasan-Rrogozhinë”! Rruga e re do të jetë autostradë e kategorisë “A”

Përfundojnë 87% e punimeve në “Elbasan-Rrogozhinë”! Rruga e re do të jetë autostradë e kategorisë “A”

July 9, 2026
Monika Kryemadhi gjobitet me 10 mijë lekë, sulmoi gazetarin Zhilla në sallën e gjyqit

Kryemadhi në GJKKO: Akuza bazohet në mesazhe nga një telefon që gjykata thotë se nuk është i imi

July 9, 2026
Rezoluta në Komitetin Parlamentar Shqipëri-BE, PS: Nuk pranuam amendamente që deformonin konsensusin

Rezoluta në Komitetin Parlamentar Shqipëri-BE, PS: Nuk pranuam amendamente që deformonin konsensusin

July 9, 2026
Nis shpërndarja e teksteve mësimore falas për Diasporën, Kumbaro: Për herë të parë dërgohet Niveli III i Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare

Nis shpërndarja e teksteve mësimore falas për Diasporën, Kumbaro: Për herë të parë dërgohet Niveli III i Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare

July 9, 2026
Del VIDEO nga Strasburgu, ‘protestuesit’ ndjekin dhe filmojnë deputetët e PS pranë hotelit

Del VIDEO nga Strasburgu, ‘protestuesit’ ndjekin dhe filmojnë deputetët e PS pranë hotelit

July 9, 2026
Gjyqi i Metës, avokati: Të mos përdoret dëshmia e të ndjerit Dritan Prifti

Gjyqi i Metës, avokati: Të mos përdoret dëshmia e të ndjerit Dritan Prifti

July 9, 2026
Ndahet nga jeta legjenda e muzikës Bonnie Tyler, këngëtarja e hitit “Total Eclipse of the Heart”

Ndahet nga jeta legjenda e muzikës Bonnie Tyler, këngëtarja e hitit “Total Eclipse of the Heart”

July 9, 2026
Në makinë me armë zjarri dhe lëndë narkotike, kapet në Durrës 28-vjeçari

Dy operacione në 24 orë, sekuestrohen 3 armë dhe qindra fishekë, 3 në pranga

July 9, 2026
Çmimi i naftës mbetet i qëndrueshëm pavarësisht sulmeve të reja amerikane ndaj Iranit

Çmimi i naftës mbetet i qëndrueshëm pavarësisht sulmeve të reja amerikane ndaj Iranit

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In