• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Socialistët nuk mund të nxjerrin Berishën nga shpella me negociata

by Mero Baze
07/03/2024 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Opozita ka konfirmuar në mediat pranë saj, se kanë përfunduar një marrëveshje me Partinë Socialiste sa i përket ngritjes së dy komisioneve hetimore dhe po diskutojnë modalitetet e pjesëmarrjes së grupit të Berishës në Komisionin e Reformës elektorale si palë e tretë, në shkëmbim të normalitetit në Kuvend.

Nuk është ende e qartë se ku janë takuar, por tanimë është traditë që kur Berisha takohet fshehur me socialistët, quhet politikë, kurse për të tjerët është tradhti.

Përtej këtij amoraliteti, është mirë që palët të bëjnë gjithnjë marrëveshje dhe gjithnjë t’i bëjnë në sytë e të gjithëve, jo tek e tek me Gazment Bardhin, e pastaj me të tjerët.

Dhe këto marrëveshje nuk duhet të kalojnë dy vija të kuqe.

E para, nuk duhen bërë marrëveshje me pazar për normalizimin e jetës parlamentare.

Për parim, marrëveshja duhet bërë për ngritjen e Komisioneve parlamentare, si një e drejtë kushtetuese e opozitës, pa cenuar ato procese që janë në hetim dhe që përdoren për të zhurmuar proceset apo për të shtuar presionin politik mbi hetimet.

Socialistët nuk duhet të kërkojnë asgjë në shkëmbim të marrëveshjes për komisionet, pasi ajo nuk është çështje pazari, por çështje principi.

Nëse u takon, duhet t’ua japin dhe kaq. Dhe këtë mund t’ua japin vet publikisht, pa bisedime të fshehta, por me vendim politik të Partisë Socialiste.

Socialistët nuk kanë pse kërkojnë kompromis për dhunën në Kuvend dhe për normalizimin e seancave. Nëse kërkojnë këtë, është dorëzim para dhunës.

Dhuna parlamentare administrohet me mjete ligjore dhe metodikën e jetës parlamentare, dhe jo me pazar për shantazhin. Nëse bëhet kjo, atëherë parlamenti shqiptar do të jetë gjithë jetën nën shantazhin e një bande rrugaçësh, që sa herë nuk u plotësohen tekat të  shkaktojnë dhunë në Kuvend.

Nëse legjislacioni i tanishëm nuk e menaxhon dot dhunën në Kuvend, socialistët kanë shumicën dhe të ndryshojnë ligjet për të menaxhuar banditizmin, dhe jo të bëjnë pazar kundrejt shantazheve. Ky do të jetë fundi i parlamentarizmit.

Negociatat për Komisionet hetimore apo pjesëmarrjen në Komisionin parlamentar mund të bëhen hapur, në mes të ditës, si oferte politike. Ato nuk janë as krim, as ndonjë ngjarje e rrallë. Politika është e dënuar të bëjë marrëveshje, por jo pazare me parlamentarizmin.

Dhe kjo është vija e parë e kuqe që nuk duhet shkelur.

Nëse opozitës i takojnë komisionet hetimore, duhet t’ua japësh, por nuk duhet t’i lutesh një grupi banditësh të mos ushtrojnë dhunë në parlament. Menaxhohet sipas ligjeve të shtetit dhe nëse ka boshllëk ligjor mund të plotësohet.

Shqipëria nuk mund të rrijë peng i Flamur Nokës dhe disa të ngjashmëve me të, vetëm se të dy palët bien dakord që ai është budalla. Po është budalla, kemi shkollë budallenjsh, s’kemi pse e lëmë aty.

Vija e dytë e kuqe duhet të jetë bashkëpunimi me Sali Berishën.

Partia me të cilën socialistët po përfliten për negociata, është parti e Sali Berishës. Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj e të tjerë janë të emëruar të tij. Nuk janë as të zgjedhur. Madje formalisht janë të përjashtuar të tij, nëse u referohemi letrave, që nuk i njeh asnjë gjykatë, përveç socialistëve..

Prandaj socialistët duhet të jenë të qartë se po negociojnë me Sali Berishën, për të cilin kanë thënë se nuk do të negociojnë kurrë.

Për këtë arsye nuk duhet të ketë negociata, por socialistët janë të lirë të marrin iniciativë politike dhe të plotësojnë kërkesat e opozitës, që janë të plotësueshme.

Grupi i Sali Berishës nuk ka synime politike, nuk ka objektiva parlamentare e aq më pak nuk ka ndonjë qëllim  që të modernizojë jetën tonë politike. Grupi i Sali Berishës ka vetëm hallin e Sali Berishës dhe halli i momentit i Sali Berishës është izolimi majë penxheres dhe qenia i papërfillur.

Përfillja e Sali Berishës dhe akoma më keq, lutja që ai të mos ushtrojë dhunë në Kuvend është dorëzim pa asnjë moral i socialistëve para tij.

E kuptoj se e bëjnë që ta kenë partner kryesor në politikë, se me atë përballë fitojnë lehtë dhe thellë, por misioni i socialistëve nuk është vetëm të fitojnë vazhdimisht pushtetin, por dhe ta ndryshojnë vazhdimisht Shqipërinë, ta bëjnë më perëndimore, më moderne dhe më civile.

Negociatat me një shpellar tipik të historisë së politikës sonë, janë regres për interesa meskine. Dhe kjo vijë e kuqe nuk duhet të shkelet.

Opozitës duhet t’i jepen ato që i takojnë, në mes të ditës, në mes të parlamentit, si një e drejtë që i takon. Asgjë më shumë.

Normalizimi i jetës në parlament është në interes të opozitës, jo të qeverisë. Qeveria shumë mirë e bën punën e saj dhe me atë shfaqje idiotësh në parlament. Nëse opozita do që ta vazhdojë ashtu, le të vazhdojë.

E vetmja gjë që duhet të bëjë shteti, është t’i presë duart atyre që qëllojnë gardistët dhe terrorizojnë kolegët. Për të tjerat janë të lirë të bëjnë çfarë të duan.

Nuk ka ngel ndonjë ligj pa miratuar pse  Flamur Noka sillet nëpër sallë me bilbil dhe bomba dore. Imazhi i tij i bën mirë ndarjes më të thellë me politikën e shpellarëve në Shqipëri.

Nuk keni pse e nxirrni Sali Berishën nga shpella, se nuk e bëni Shqipërinë më të mirë. Thjesht i jepni shanse ta kthejë Shqipërinë në shpellë.

Next Post
Pasaportat më të fuqishme për vitin 2024: Ja ku renditet Shqipëria

Pasaportat më të fuqishme për vitin 2024: Ja ku renditet Shqipëria

Comments 1

  1. PRoShi says:
    2 years ago

    Nuk besoj të ekzistojë kjo marrëveshje e fshehtë Sali-ps . Është një thashethem alla Sali (qytetari diçital)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti: Njerëz të ardhur nga Greqia në protestat kundër investimit në Zvërnec

Analisti: Njerëz të ardhur nga Greqia në protestat kundër investimit në Zvërnec

June 3, 2026
Incidenti në fushë, Hysaj: Reagova kur u prekën tifozët!

Incidenti në fushë, Hysaj: Reagova kur u prekën tifozët!

June 3, 2026
Preç Zogaj për Zvërnecin: Konflikti lidhet drejtpërdrejt me statusin e pronës, SPAK të tregojë si qëndron e vërteta

Preç Zogaj për Zvërnecin: Konflikti lidhet drejtpërdrejt me statusin e pronës, SPAK të tregojë si qëndron e vërteta

June 3, 2026
Situatë kritike në Lindjen e Mesme! Irani shënjestron anijen amerikane dhe kërcënon se do të rinisin luftën nëse Izraeli sulmon Bejrutin

Situatë kritike në Lindjen e Mesme! Irani shënjestron anijen amerikane dhe kërcënon se do të rinisin luftën nëse Izraeli sulmon Bejrutin

June 3, 2026
VIDEO/ Autori i golit provokon tifozët shqiptarë, çfarë ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Izrael

VIDEO/ Autori i golit provokon tifozët shqiptarë, çfarë ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Izrael

June 3, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

A është protesta, arketipi i Gjeneratës shqiptare Z?!

June 3, 2026
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta për Zvërnecin

Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta për Zvërnecin

June 3, 2026
Avokati: PD e urren protestën, sepse ajo nxjerr në pah dështimin e opozitës

Avokati: PD e urren protestën, sepse ajo nxjerr në pah dështimin e opozitës

June 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

June 3, 2026
Nga “ishulli Epstein” te pretendimet për “tokë greke”, Zvërneci dhe Sazani në shënjestër të propagandës ruse dhe greke

Nga “ishulli Epstein” te pretendimet për “tokë greke”, Zvërneci dhe Sazani në shënjestër të propagandës ruse dhe greke

June 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In