• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Socialistët ndajnë partinë nga njollat e pushtetit

by Mero Baze
26/07/2023 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Dy drejtuesit politik më të suksesshëm të dy zgjedhjeve të fundit, Bledi Çuçi dhe Blendi Klosi, kanë marrë drejtimin e Partisë Socialiste njëri si Kryetar I Grupit Parlamentar dhe tjetri si Sekretar I Përgjithshëm. Çuçi dhe Klosi me Qarkun e Gjirokastrës dhe Beratit kanë qenë vendimtarë për rezultatin e socialistëve më 2021, duke kapur shifra rekord 3 me 1 në Gjirokastër dhe me 5 me 2 Berat, të cilat ishin gati në kufijtë e matematikës. Të dy drejtuesit politik kanë përsëritur rezulatin në zgjedhjet e fundit lokale në Vlorë dhe Berat duke u konsoliduar si drejtues politik të suksesshëm.

Emërimi I Bled Çuçit si Kryetar I Grupit Parlamentar është po ashtu I përshtatshëm dhe për profilin e tij. Duke qenë një figurë e moderuar e socialistëve, njohës I thelë I procedurave ligjore dhe me përvojë në qeverisje, natyrisht ai ka gjithë mundësinë të jetë një kryetar grupi I mirë, pa pasur përballë ndonjë sfidë profesionale apo politike.

Por duket se riorganizimi rrënjësor I Partisë Socialiste lidhet me Sekretaratin. Asambleja shkarkoi gjithë Sekretarët e Partisë Socialiste, dhe ka autorizuar Sekretarin e Përgjithshëm të bëj propozimet për Sekretarin e ri në një periudhë të shkurtër, çka kemi të bëjmë me një spastrim të fort të kupolës drejtuese të PS.

Ky në të vërtet mbetet I vetmi lajm nga Asambleja e sotme. Duke I besuar Klosit postin më të lart ekzekutiv të Partisë Socialiste dhe ndërtimin e Sekretarit të ri, Rama praktikisht I ka hapur rrugë ndryshimi të fort në drejtimin e PS, me një nga socialistët më të vjetër në karrierë, I vetmi që bashkon ende periudhën e qeverisjes së Fatos Nanos me atë të Edi Ramës.

Ndryshimet e sotme janë rrënjësore dhe në krye të socialistëve po vihet një ekip politikanësh, që do të jenë roje të pushtetit ekzekutiv të tyre. Në një farë mënyre Rama po përpiqet të bëj një ekip të ri politik, për ta mbajtur PS, larg goditjeve që mund ti vijën për shkak të qeverisjes. E thënë më qartë, po përpiqet të mbaj partinë të pastër nga njollat e pushtetit.

Edhe pse socialistët janë të famshëm për të përfolur për klane dhe grupe brenda partisë së tyre ato në fakt nuk ekzistojnë në formën qe përflitet. Ekzistojnë më shumë lufta e bërrylave të figurave kryesore kundër njëri tjetrit, por askush prej tyre nuk ka rrënjë në parti dhe fuqi për të përdorur struktura partiake për luftë klanesh.

Në këtë aspekt, fakti që bashkë me Gjiknurin shkarkohen dhe gjtihë Sekretariati, nuk është ndonjë spastrim klanesh, pasi nuk ka egzistuar ndonjë I tillë, por duket se për secilin ka nga një arsye .

Dhe kryearsyeja është se shumë pak vet mbajnë mend tani se kush kanë qenë sekretarët e PS, anëtarë të Sekretariatit të saj përveç Gjiknurit. Ai ndoshta iku se po bëhej më I njohur se ç’duhet kurse të tjerët pasi akoma askush nuk e di, që kanë sekretarë.

Next Post
Tragjike/ Ashensori ngeci mes dy kateve, vdes gruaja që ishte bllokuar prej disa orësh brenda

Tragjike/ Ashensori ngeci mes dy kateve, vdes gruaja që ishte bllokuar prej disa orësh brenda

Comments 1

  1. ppa says:
    3 years ago

    Sakte, te gjithe sekretaret treguan se jane figura te mefshta e anonime; cudi per mua eshte z. Denaj, qe ne te kaluaren eshte shfaqur e pjekur dhe politikisht aktive; ndersa te tjeter, vecoj juristin Salianji jane shfaqur te dobet dhe pothuaj amorfe…..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Opozita po justifikohet pas humbjes!”/ Nazarko: Zgjedhjet e kësaj here, nuk ndryshojnë nga të kaluarat!

Korridori tetë, i vetmi aks lindje- perëndim

February 23, 2026
Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

February 23, 2026
VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

February 23, 2026
Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

February 23, 2026
SKENARI/ Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin total në Iran

SKENARI/ Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin total në Iran

February 23, 2026
Lëndë narkotike dhe armë, arrestohen dy persona në Vlorë

Lëndë narkotike dhe armë, arrestohen dy persona në Vlorë

February 23, 2026
Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

February 23, 2026
Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

February 23, 2026
Në kërkim prej 1 viti, dorëzohet ish-zv kryeministri shqiptar i RMV

Në kërkim prej 1 viti, dorëzohet ish-zv kryeministri shqiptar i RMV

February 23, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Një i plagosur në Burrel pas një konflikti në lokal, dy persona shpallen në kërkim

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In