• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Socialdemokratët zbulojnë kandidatin për kancelar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Gjermani

by Ardit Rada
10/08/2020 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flitej prej kohësh, tani u bë publike: Krerët socialdemokratë vendosën të emërojnë ministrin aktual të Financave, Olaf Scholz si kandidat për kancelar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Partia Socialdemokrate Gjermane, SPD emëroi kandidatin që ajo do ta nisë në garën për kancelar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Gjermani në vitin 2021; ministrin aktual të Financave, Olaf Scholz. “Ne e dimë, se për disa ky vendim është një kthesë e papritur”, deklaroi dyshja drejtuese socialdemokrate, Saskia Esken dhe Norbert Walter-Borjans. “Ne ju lutemi për besim në rrugën tonë, dhe jemi të vendosur që këtë rrugë ta kalojmë së bashku”.

Fillimisht kundërshtarë, pastaj aleatë

Esken dhe Walter-Borjans prej kohësh konsideroheshin si kundërshtarë të Scholzit. Vitin e kaluar ata ia dolën të fitonin në zgjedhjet për postin drejtues të partisë kundrejt Olaf Scholzit. Prej atëherë ka pasur „një bashkëpunim të ngushtë” dhe me besim kanë deklaruar dy socialdemokratët. Ata e vlerësojnë Olaf Scholz, që nga marrja e detyrës drejtuese të partisë si „një partner të besueshëm dhe të orientuar nga puna në ekip, i cili mund dhe do të luftojë për një politikë socialdemokrate për këtë vend dhe që ndan me ne vizionin për një shoqëri më të drejtë.”

I dashur në popull
Në popullin gjerman, Olaf Scholz renditet mes politikanëve më të preferuar, sipas sondazheve. Në kohën e pandemisë së Coronës shumë gjermanë vlerësuan masat e tij të vendosura kundër krizës së Coronës dhe përgatitjes së paketave miliardëshe të ndihmës si ministër Financash. Brenda SPD-së, është krahu i majtë që ka më shumë probleme me Olaf Scholz. Së fundmi disa anëtarë të grupit parlamentar socialdemokrat u shprehën hapur për ministrin Scholz si kandidat për kancelar.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, po socialdemokrat e uroi Olaf Scholz në twitter duke shkruar: „Për një kandidaturë me vrull dhe një kancelar socialdemokrat në Gjermani: Ne qëndrojmë pas teje, Olaf Scholz! Sekretari i Përgjithshëm i SPD; Lars Klingbeil bëri fjalë për një ekip të fortë të përbërë nga partia, grupet parlamentare, qeveria dhe kandidati.

62 vjeçari Scholz është nga marsi 2018 zëvendëskancelar gjerman dhe ministër i Financave. Zgjedhjet parlamentare në Gjermani zhvillohen në vjeshtë 2021. Në sondazhe SPD-ja renditet partia e tretë pas Unionit CDU/CSU dhe Të Gjelbërve. Unioni arriti në një sondazh të ARD-së të së dielës 38% të votave, kurse Të Gjelbrit 18%. SPD vetem 15%./DW/

/e.rr

Next Post
Foto/ Rama promovon një nga gjiret më mahnitëse të Shqipërisë, Gjirin e Krorëzës në Sarandë

Foto/ Rama promovon një nga gjiret më mahnitëse të Shqipërisë, Gjirin e Krorëzës në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta shtrenjtohet në Shqipëri, fqinjët mbajnë çmimet të pandryshuara! Braçe kërkon shpjegime, ngre pikëpyetje për tregun e karburanteve

Nafta shtrenjtohet në Shqipëri, fqinjët mbajnë çmimet të pandryshuara! Braçe kërkon shpjegime, ngre pikëpyetje për tregun e karburanteve

September 13, 2026
Akuzat për kushtet e sportistëve të ‘EUSA Combat 2026’, Gonxhja tregon si qëndron e vërteta

Akuzat për kushtet e sportistëve të ‘EUSA Combat 2026’, Gonxhja tregon si qëndron e vërteta

September 13, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

September 13, 2026
Demaliaj ironizon pritjen e Berishës në Rinas: Fisi pret kthimin e kryetarit, shkoi te dentisti amerikan për të ndërruar protezat para vdekjes

Demaliaj ironizon pritjen e Berishës në Rinas: Fisi pret kthimin e kryetarit, shkoi te dentisti amerikan për të ndërruar protezat para vdekjes

September 13, 2026
350 kg kokainë nga Brazili, zbulohet e fshehur në anije në Turqi

350 kg kokainë nga Brazili, zbulohet e fshehur në anije në Turqi

September 13, 2026
Rama: Bashkimi solli më shumë investime, komunat nuk i merrnin nga vetja

Rama: Bashkimi solli më shumë investime, komunat nuk i merrnin nga vetja

September 13, 2026
Ministrja Spahiu: Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim të qytetarëve

Ministrja Spahiu: Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim të qytetarëve

September 13, 2026
Zjarr masiv në Kroaci, evakuohen 230 persona, flakët afrohen rrezikshëm pranë banesave

Zjarr masiv në Kroaci, evakuohen 230 persona, flakët afrohen rrezikshëm pranë banesave

September 13, 2026
VIDEO/ Nuk i hapën rrugën, ambulanca bllokohet mes protestuesve në Tiranë

VIDEO/ Nuk i hapën rrugën, ambulanca bllokohet mes protestuesve në Tiranë

September 13, 2026
Trump: Nuk jam kundër fabrikave kineze të makinave në SHBA, le të punësojnë amerikanë -

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë këtë vit, çmimi i gazit “do të bjerë si shkëmb”

September 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com