• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘S’njohu zgjedhjet e 30 qershorit’, SPAK kërkon 4 vite e 6 muaj burg për ish-gjyqtaren e Korçës

by Java News
27/10/2022 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme kërkon 4 vite e 6 muaj burg për ish-gjyqtaren e Korçës, Mimoza Margjeka. Ndërkohë 4 vite burg prokuroria kërkon per Arben Caren, 3 vite për  Skënder Demirin, 3 vite për Klaudio Zhillën dhe 1.2 vite burg për Nejon Balin.

Margjeka është paraqitur sot pranë kësaj strukture, ndërkohë që është nën akuzë për korrupsion për lirimin e një të paraburgosuri.

Konkretisht nga SPAK, gjyqtarja akuzohet për veprën penale “korrupsion pasiv të qytetarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Margjeka njihet si gjyqtarja që nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit 2019 në Durrës.

Ajo ishte e vetmja që nuk i dha në Shkallën e Parë, mandatin e kryebashkiakes, kandidates së PS, Valbona Sako.

Sipas saj zgjedhjet ishin nul, për shkak të regjistrimit të kandidates tjetër të BD-së për kreun e bashkisë, Valbona Sakollari, jashtë afateve të përcaktuara me ligj.

Valbona Sako e mori mandatin pasi Apeli pranoi kërkesën e PS-së duke rrëzuar vendimin e Margjekës, e cila nga Durrësi u transferua në gjykatën e Korçës, ku SPAK e kapi në një rast korrupsioni.

/s.f

Next Post
Veprimi i fundit i Arbana Osmanit sqaron ‘krisjen’ me Lori dhe Sara Hoxhën

Veprimi i fundit i Arbana Osmanit sqaron ‘krisjen’ me Lori dhe Sara Hoxhën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com