• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Snickers, Mars dhe Milky Way / Verifikohen produktet në Shqipëri

by Aalison Pearse Stevens
25/02/2016 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore, ka vlerësuar maksimalisht lajmet e mediave ndërkombëtare e më pas edhe atyre shqiptare, duke marrë masa të menjëhershme në lidhje me tri markat e çokollatave, Snickers, Mars, Milky Way, të prodhuara në Holandë.

Megjithëse u nxorr një urdhër për bllokimin e të gjitha çokollatave të këtyre markave që kishin datën e skadencës 19.06.2016, deri më 08.01.2017, situata ndryshoi pas verifikimeve konkrete në terren dhe pranë kompanisë, distributor zyrtar i këtyre produkteve, duke bërë që të dalë një urdhër tjetër pune, i cili rrëzonte të parin.

“Brenda 4 orëve, nga ora 08.00 deri në orën 12.00, u bë verifikimi në terren, nga të gjitha Drejtoritë Rajonale të AKU në qarqe, si dhe pranë kompanië importuese të këtyre produkteve në Shqipëri”, njofton AKU.

Nga verifikimet e bëra prej Inspektorëve të Drejtorisë Rajonale të AKU-së në Tiranë, pranë kompanisë distributore “Interbrands”, rezultoi se, të tri produktet në fjalë, nuk kanë lidhje me çokollatat e rezultuara me probleme në Holandë, pasi Snickers, Mars, Milky Way që importohen në Shqipëri nga kjo kompani, prodhohen në Poloni, si dhe u verifikuan lotet si dhe elementët e tjerë.

“Kjo është vërtetuar nga një shkresë zyrtare ardhur kompanisë shqiptare prej prodhuesit amë të këtyre produkteve, ku thuhet se Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Serbia nuk janë të rrezikuara nga këto produkte, pasi sasitë që tregtohen në këto vende, janë të prodhuara në Poloni dhe jo Holandë”, vijon njoftimi.

Në një dalje për mediat, Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Isuf Shehu, deklaroi se, “në momentin që ne po bëjmë këtë deklaratë për shtyp, ne kryem verifikimet e duhura, pranë distributorit kryesor dhe AKU e Tiranës bëri verifikimet, bëri kontrollet pranë magazinave të distributorit dhe rezultoi, që nuk kishte asnjë lloj sasie, të asaj që mediat ndërkombëtare kanë diskutuar apo kanë përhapur si lajm”.

Pas verifikimit të situatës, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së, Shehu, nisi verifikimi i situatës në terren, në të gjithë vendin, pasi produkte të tilla, të prodhuara në Holandë dhe të importuara nga kompani të ndryshme në Shqipëri, nëpërmjet rrjetit të tyre, mund të ketë.

“Dhe rezultati i parë ishte në Tiranë, ku në një treg u gjet një sasi e vogël çokollatash të markave të larpërmendura, të prodhuara në Holandë. Menjëherë u bë bllokimi i tyre dhe AKU po ndjek sistemin e gjurmueshmërisë për të gjetur importuesin”.

Ndërkaq, kompania që ka në pronësi rrjetin e marketeve “Conad” në Shqipëri, ditën e mërkurë ka bërë në mënyrë vullnetare tërheqjen e këtyre produkteve nga tregu, pasi ishin prodhuar në Holandë dhe tregtuesi shqiptar është njoftuar nga kompania amë.

Sistemi RASFF (Rapit Alert System Food and Feet) është një sistem informimi i krijuar nga vendet anëtare të BE-së për shkëmbimin e informacionit në lidhje me produktet ushqimore që paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve gjatë tregtimit të produkteve në këto vende. Me krijimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në vitin 2010, u vendos dhe pika e kontaktit për Shqipërinë në këtë sistem. Ky sistem na njofton me rastet kur në Shqipëri janë importuar produkte ushqimore me rrezik për konsumatorin.

“RASFF njofton dhe për rastet kur Shqipëria eksporton produkte ushqimore që paraqesin rrezik për konsumatorin. Në lidhje me rastin: Përmbajtje plastike në produktin çokollate (Snickers, Mars, Milky Way), të infomuar nga media ndërkombëtare dhe kombëtare ju informojmë se: Nuk kemi njoftim zyrtar nga sistemi RASFF për rastin në fjalë. Megjithatë, duke garantuar sigurinë e konsumatorit, pas verifikimeve e masa të para, puna e AKU-së do të vazhdojë në terren, duke mos lejuar asnjë rast abuzimi”, përfundon njoftimi për shtyp.

Next Post

Bulevardi i Ri, rinis prishja e banesave te ish-Stacioni i Trenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

Aksident në Qafë Plloçë! Makina me targa greke përplaset me “Benz”-in, plagoset një grua (Emrat)

November 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In