• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘S’ndryshojmë qëndrim për Belerin’/ Rama: Javën tjetër në Bruksel me kokën lart! Greqia? S’besoj se do i vënë ‘tapën’ e vetos shishes…!

by Java News
08/12/2023 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama nga Kongresi i Partisë Socialiste ka komentuar marrëdhëniet me Greqinë dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Greqia…historia dihet. Qëndrim që as nuk ndryshon deri më 13 dhjetor dhe as nuk do të ndryshojë përtej 13 dhjetorit. Ky qëndrim nuk do të ndryshojë jo se ne jemi kokëfortë, por arsyeja për të mos ndryshuar qëndrim është shumë më e ofertë se në. Është si uji që del me vështirësi për të dalë.

Ku brez pas brezi është trashëguar gojëdhëna se nuk do të dilte kurrë. Nuk do pranoj ta besoj deri më 13 dhjetor se fqinjët tanë do i vënë tapën e vetos shishes së hapur”, u shpreh Rama.

Rama: Dua ta besoni se për ne asgjë nga këto që u thanë dhe u panë nga mëngjesi deri tani nuk mund të jetë mjaft. Do të ndërtojmë më shumë infrastrukturë, patjetër. Do ta rrisim turizmin. Do të bëhemi eksportues neto të energjisë, por të gjitha këto nuk do ta bëjnë Shqipërinë një vend të gatshëm për anëtarësim në BE nëse nuk kemi drejtësi europiane dhe mirëqeverisje europiane. As nuk do ta bëjmë një shtet ku frymë e modernizimit të hyjë në çdo vend të tij nëse ne nuk do të guxmë të thyejmë kornizën e progresit gradual përmes inovacionit jo gradual. Jo thjesht në aspekti teknologjik, por në filozofinë e qasjes së institucioneve të idesë së progresit.

Gatishmëria e Shqipërisë për anëtarësim të plotë në BE fuqia organizuese dhe rritja e kapitalit njerëzor janë pazgjidhshmërisht të lidhura me këtë parti. Ndaj çdokush që ka një detyrë nga kjo parti, duhet t’i vërë gishtin kokës së vetë çdo ditë, unë ia vë, dhe t’ia kujtojmë mirë këtë. Fakt absolut, nëse PS vetëkënaqet dhe nuk synon më lart, garancitë mungojnë dhe progresi vihet në dikutim serioz. Në një botë, rajon, kohë, kur çdo ditë kur dikush ndalin, distanca kur dikush vrapon, bëhet shumë e madhe.

Ne do të shkojmë në Bruksel javën e ardhshme. Me kokën lart dhe bindjen për meritat e Shqipërisë për të gjitha rezultatet e raport progresit të përshëndetura nga 27 vende. Vetëm një shtet e ka lënë ende pezull opinionin e vetë, për një arsye të mos arsyes tradicionale ballkanike të marrëdhënies fqinjësore. Greqia. Historia dihet. Qëndrim që nuk qëndron deri më 13 dhe as nuk do të ndryshojë përtej dhjetorit. Jo se ne jemi kokëfortë, por arsyeja është shumë më kokëforte.

Drejtësia për ne është si ujë që sapo ka nisur të dalë në shkretëtirë. Unë nuk do të pranoj të besoj se deri më 13 dhjetor fqinjët tanë do ti vënë tapën e vetos shishes tonë. Punë dhe profesionalizëm nga një skuadër prej 1000 vetësh në të gjithë sistemin e vendit tonë, që e kanë trajtuar me dinjitet.

Juve të gjithëve dhe shqiptarëve që na dëgjojnë dua t’u them se në rast se kjo ndodh, unë nuk kthehem nga Brukseli i mërzitur. Asnjë fije, por do kthehem dhe më krenar dhe i motuar për të vazhuar sëbashku punët e mëdha të shtëpisë sonë të përbashkët. Por dhe i binduar se një absurditet i tillë nuk do ta vonojë procesin e antarësimit. Madje edhe më i vendosur për të përshpejtuar këtë proces për ta bërë gati Shqipërinë për në BE edhe më parë sesa Shqipëria të jetë gati.”/m.j

Next Post
Biseda me Mira Muratin, Rama: I kërkova ndihmë për integrimin në BE që të bëjmë gati në shqip masat ligjore të BE përmes Chat GPT

Biseda me Mira Muratin, Rama: I kërkova ndihmë për integrimin në BE që të bëjmë gati në shqip masat ligjore të BE përmes Chat GPT

Comments 2

  1. Alush Dani says:
    2 years ago

    Përpara na prij Rama jonë, që na ngrite kokën Lart, nga zbythja e krenarisë që na bëri SalBerr-Ishin.
    Dikur thuhej, “Pushka top tu bëftë…”
    Sot duhet thënë, “Topi tu bëftë Raketë”, e vazhdo të na çosh e na çosh përpara, ashtu sikunder janë aspiratat e gjithë shqiptarisë (në të gjashtë shtetet ku janë).
    Nder e respekt për ty.
    Zoti të ruajtë nga plehrat e Sali-Likes dhe bishtnajat grekofile që të bëjnë këpucët me pluhur…..
    Gjithmonë me ty.

    Reply
  2. Mitsotakis + Janullatos + Kostandinën + Belerin spiun të Grekut + kryespiunin e grekut Vangjel Dule = VORIO EPIR says:
    2 years ago

    Eh Beler, Beler…
    Burgu për burra është. Kujdes bythën se do të jeshë i “ri” atje në burg ku do të të çojnë, dhe do të të lëshohen si ujqit, se do u dukesh si fëmër nga që je i rruar e kruar parç e prapç me kustum e kullare në ngjyrat e grekut, e kështu, ca na qejfi, e ca na inati, do të të shpartallojnë që sa tu veç në trojet e burgaxhinjve, njelloi si në burgjet Greke, se këta tanët, atje kanë mësuar e stervitur, lëre pastaj gardianët, hesap më vehte kjo, që sikur gjysmën e atyre të grekut të të bëjnë, për ty është sikur të të fusën të gjallë në dhe.
    Të fala Mitsotaqisit, Janullatosit, Kostandinës për marshallah dhe mo harro dhjaku mutit Vangjel Dulis.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
Plani i Trump për aneksimin e ishullit, çfarë e bën Groenlandën ekonomikisht tërheqëse?

Plani i Trump për aneksimin e ishullit, çfarë e bën Groenlandën ekonomikisht tërheqëse?

January 18, 2026
Provincializmi politik i Tiranës me Donald Trumpin

Provincializmi politik i Tiranës me Donald Trumpin

January 18, 2026
Çfarë po i shtyn shqiptarët të heqin dorë nga shtetësia? Gati 900 raste u shënuan gjatë vitit të shkuar

Çfarë po i shtyn shqiptarët të heqin dorë nga shtetësia? Gati 900 raste u shënuan gjatë vitit të shkuar

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In