• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’ndalojmë me këtë sjellje, po nuk…”/ Braçe sherr me Spahon: Rrezikuat jetën e ligjvënësve! Sharlatan, ke vënë dorë mbi gratë

by Java News
22/11/2023 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Erion Braçe dhe ai demokrat Edmond Spaho, kanë debatuar gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë online, ku në rendin e ditës po shqyrtohej paketat fiskale e vitin 2024.

Ndërsa mori fjalën, deputeti Spaho tha se Kuvendi ka miratuar për 5 minuta buxhetin, ndërsa paralajmëroi sërish të njëjtën situatë në Kuvend nëse mazhoranca nuk ndryshon qëndrim ndaj kërkesave të opozitës. “Përfaqësuesit e SHBA, Britanisë, Gjermanisë dhe Kamionit Evropian kanë tërhequr vëmendjen për nevojën e një parlamenti normal në përputhej me ligjet, dhe se dialogu mes mazhorancës dhe opozitës është një element thelbësor për integrimin në Bashkimin Evropian.

Janë ato që në po kërkojë prej kohësh, parlamenti të kthehet në normalitet, të plotësohen keksit legjitime për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare si dhe për komisionin e reformës zgjedhore. Ka ardhur koha ti jepnin fund qëndrimin kokëfortë dhe jotolerues, dhe të respektoni të drejtat Kushtetuese të opozitës, dhe të mos vazhdoni të votoni dhe duartrokisni sikur të jeni automat dhe jo politikanë të një vendi që do të anëtarësohet në BE”, tha Spaho.

Nga ana tjetër, deputeti Braçe mori fjalën për replikë, duke u shprehur se sipas tij, ndezja e flakëve në kuvend është një ngjarje kriminale, ndërsa theksoi se Kuvendi duhej të kishte kallëzuar, shkruan Panorama. Ai tha se ajo që shpërtheu në flakë në sallë nuk ishte tymuese, por lëndë djegëse.

“Zjarri mes Kuvendit është një akt i pastër kriminal, që rrezikon jetën jo vetëm të deputetëve por që rrezikon jetën institucionale dhe kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, tha Braçe.Pjesë nga debati.

Edmond Spaho: Pas ngjarjeve të ditës së hënë ku u miratua buxheti në 5 minuta në kushtet e një reagimi të opozitës për sjelljen e saj për një kohë të gjatë nga ana e mazhorancës për arsyet që iu i dini, dua t’ju kujtoj reagimet e trupit diplomatik gjatë ditës së djeshme dhe të sotme. Përfaqësuesit e SHBA, Britanisë, Gjermanisë dhe Kamionit Evropian kanë tërhequr vëmendjen për nevojën e një parlamenti normal në përputhej me ligjet, dhe se dialogu mes mazhorancës dhe opozitës është një element thelbësor për integrimin në Bashkimin Evropian.

Janë ato që në po kërkojë prej kohësh, parlamenti të kthehet në normalitet, të plotësohen keksit legjitime për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare si dhe për komisionin e reformës zgjedhore. Ka ardhur koha ti jepnin fund qëndrimin kokëfortë dhe jotolerues, dhe të respektoni të drejtat Kushtetuese të opozitës, dhe të mos vazhdoni të votoni dhe duartrokisni sikur të jeni automat dhe jo politikanë të një vendi që do të anëtarësohet në BE.

Erion Braçe: Kam që nga e hëna që dua ti them nja dy fjalë, për të renditur disa fakte nga data 1 nëntor e në vijim. Buxheti nuk është miratuar në 5 minuta në parim, ka ndodhur vetëm votimi.

Buxheti ka që në 1 nëntor që është shqyrtuar në komisionin e ekonomisë, është bërë prezantimi, diskutimi, pyetje-përgjigje, propozime. Janë mbi 13 seanca në vetëm 20 ditë që janë zhvilluar nga Komisioni i Ekonomisë. Ka pasur diskutime, pyetje-përgjigje si edhe sqarime të domosdoshme edhe me shkrim, jo vetëm me gojë, që marrin përgjigjet që duhet. Këtij komisioni që diskutojmë sot nuk i ka munguar asnjë shifër që është kërkuar.

Buxheti nuk është miratuar ende, sepse diskutimi nen për nen është ai që vlen. Votimi më 7 dhjetor është proces i miratimit të buxhetit të shtetit. Kush e ka pasur mendje te ndjek sherrin, për te buxheti për 5 minuta është votuar.

Ditën e hënë nuk ka ndodhur ngritja e dorës, por në sallën e Parlamentit ka ndodhur një ngjarje kriminale, se deri tek tymueset jemi mësuar. Por ajo që shpërtheu në flakë në sallë nuk ishte tymuese, ishte lëndë djegëse, dhe të ndezësh zjarr në mes të sallës, ku brenda saj janë 140 veta, natyrisht është krim. Jam i habitur se si Kuvendi nuk e ka kallëzuar këtë krim.

Zjarri mes Kuvendit është një akt i pastër kriminal, që rrezikon jetën jo vetëm të deputetëve por që rrezikon jetën institucionale dhe kushtetuese të Republikës së Shqipërisë

Spaho: Kur vazhdoni me këtë gjuhë, më këtë logjikë do të thotë që nuk keni ndryshuar asnjë. Nëse ju nuk ndryshoni asnjë edhe në do vazhdojmë po me atë sjellje që keni parë, qoftë në komisione apo në seancat plenare.

Braçe: Zotëria që foli e ka bërë baltë edhe në këtë komision me fyerje të drejtpërdrejta të anëtarëve t këtij komisioni. E ka bërë baltë edhe ne sallën e seancave plenarë, duke vënë dorë, ky tipi ka vënë dorë edhe mbi gratë e Kuvendit. Këtij sharlatani dhe çdo sharlatani tjetër që është në Kuvend për ti lëpirë fytyrën Sali Berishës, duhet ti vini fre. Nuk ia ka njeri për borxh t’i dëgjoj fyerjet. Pecetat higjieno-sanitare për burra si puna e këtij do i japin falas./m.j

Next Post
Fredi Beleri del para Gjykatës së Posaçme me 4 kërkesa

Shtyhet seanca pë në dhjetor, Beleri heq dorë nga marrja dëshmitar e Vangjel Dules

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marrëveshja Trump-Putin, nesër niset tankeri i parë me naftë ruse drejt SHBA-së

Marrëveshja Trump-Putin, nesër niset tankeri i parë me naftë ruse drejt SHBA-së

October 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 22 Tetor 2026

October 21, 2026
Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite

Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite

October 21, 2026
U gjet i vrarë në makinën e tij, reagon Eduard Shalsi: 46-vjeçari nuk ka qenë shoferi im!

U gjet i vrarë në makinën e tij, reagon Eduard Shalsi: 46-vjeçari nuk ka qenë shoferi im!

October 21, 2026

Pedagogë që nxisin dhunën? Kur edukatorët harrojnë misionin e tyre

October 21, 2026
Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

October 21, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

“Personat me maska do t’i gjejmë përmes teknologjisë”, Rama: Ndalojmë aksesin në vendet e BE të protestuesve të dhunshëm

October 21, 2026
“Inflacioni në nivele të ulëta”, Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja negative!

Thyerja e bankomateve nga protestuesit, Sejko siguron qytetarët: Depozitat tuaja janë të sigurta

October 21, 2026
Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

October 21, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Doktor, dil ti i pari e vrite frikën!

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In