Që në orët e para në selinë e Partisë Demokratike janë bërë bashkë mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Situata ka agravuar në tensione dhe përplasje , ku ishte Roland Bejko një nga persona që u sulmua.
Tashmë edhe ish-kryeministri i është bashkuar mbështetësve të tij në seli. Por nuk kanë munguar edhe emra të njohur që janë ndodhur në këtë protestë. Prej tyre është parë edhe reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.
Ndërkohë që tensionet ende vijojnë në selinë e PD, një reagim ka pasur edhe nga ambasada Amerikane e cila ka bërë thirrje për t’ju shmangur dhunës.