• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

S’mund t’i besosh Shqipërinë dikujt që s’i beson askujt

by Mero Baze
16/07/2025 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Debati mes dy partnerëve në koalicion, Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, është pasojë e qartë e mosbesimit politik mbi të cilin është ndërtuar koalicioni i tyre. Dhe duke qenë një koalicion i ndërtuar mbi mosbesimin politik ndaj palëve, dështimi nuk është lajm, por pasojë e pashmangshme e papjekurisë politike të tyre.

Së pari, nuk shikoj ndonjë besëprerje të Shabanit ndaj Lapajt, bazuar te deklaratat paraprake që kanë bërë. Bazuar në ato deklarata, mund të themi që kemi një besëprerje të Lapajt ndaj të tjerëve, pasi ai e pati deklaruar që “nëse marrim një mandat, unë nuk do ta marr atë”. Ai u tërhoq nga kjo deklaratë. Në momentin që kreu i koalicionit tërhiqet nga deklaratat e tij paraprake, të gjithë kanë të drejtë ta bëjnë këtë.

Së dyti, debati me Shabanin nuk ka kuptim, pasi ai nuk po kërkon mandat deputeti. Debati ka kuptim me personat fiktivë që kanë futur në listën e sigurtë. Unë nuk di cilat janë raportet konfidenciale mes kandidatëve fiktivë dhe Lapajt e Shabanit, por vetë mbushja e listës me kandidatë fiktivë tregon një koalicion të bazuar mbi taktika hileqare dhe jo mbi parime.

Të njëjtin gabim e tentoi në fillim dhe Shehaj, por e korigjoi, dhe sot është me dy deputetë në Kuvend, ndërsa Qori vendosi me vetëdije dikë para tij, por nuk po i thotë “dorëhiqu”, por po qëndron jashtë Parlamentit për të paguar çmimin e taktikës që ndoqi.

Në këtë pikë, edhe Lapaj e Shabani duhet të paguajnë çmimin e taktikës që ndoqën. Vunë njerëz anonimë apo të afërm të tyre, tani le të paguajnë koston e falsitetit. Asgjë nuk do të ndodhte më keq se kaq nëse do të ishte i pari Lapaj dhe i dyti Shabani në listën e mbyllur. Ndoshta mund të merrnin më shumë deputetë në Tiranë. Megalomania dhe patetizmi i shpifur, shoqëruar me taktika të vogla, natyrisht që i sjell në këtë gjendje, ku duhet të paguajnë çmimin e “hileve” të tyre të vogla.

E sigurtë është që ata nuk kanë qenë në gjendje të zgjidhnin mes dy vetëve kush do ishte i pari, dhe vunë 12 të tjerë para tyre për ta maskuar këtë. Tani natyrisht do ta paguajnë.

Së fundmi, duket që Lapaj ka ngjallur mosbesim jo vetëm te partia partnere e Shabanit, por edhe te kandidatë që ishin brenda partisë së tij, afër fitores, siç është rasti i Duleviçit në Fier, që humbi për disa qindra vota. Dhe ai në fund u zemërua, pasi kuptoi se qëndrimi i Lapajt ndaj tij nuk ka qenë transparent. Kjo tregon shumë: se patetizmi nga një anë dhe hilet nga ana tjetër ndërtojnë kështjella prej rëre, por jo besim.

Kjo është edhe drama e një rasti të humbur, kur mbi 60 mijë vota nuk çojnë dot në Kuvend as dy drejtuesit e koalicionit, pasi gjithë koalicionit i mungonte strategjia e eficencës së votës, parimet e mirëbesimit publik, ku dy kryetarët duhet të udhëhiqnin garën, dhe mbi të gjitha i mungonte besimi tek njëri-tjetri.

Dhe ky është një shembull që tregon se, pavarësisht se pretendojnë që “Shqipëria bëhet”, ti nuk mund të bëhesh dot politikan me çdo gjë false: edhe me parime false, edhe me taktika false, edhe me raporte hipokrite me njëri-tjetrin. Dhe ata që nuk bëjnë dot një koalicion bazuar mbi mirëbesimin, nuk mund të bëjnë dot as Shqipërinë. S’mund t’ia besosh Shqipërinë dikujt që s’i beson askujt.

Next Post
Tiranë/ U gjet i vdekur brenda makinës, zbulohet identiteti i të riut 29-vjeçar

Tiranë/ U gjet i vdekur brenda makinës, zbulohet identiteti i të riut 29-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetarët e Durrësit nisin marshimin, kërkojnë drejtësi pas tragjedisë ku humbën jetën dy të mitur

Qytetarët e Durrësit nisin marshimin, kërkojnë drejtësi pas tragjedisë ku humbën jetën dy të mitur

May 6, 2026
Përplasje e fortë në PD, Alesia Balliu shpërthen ndaj Flamur Nokës: Je llumi i partisë, do të të zhburrëroj në mes të Tiranës!

Përplasje e fortë në PD, Alesia Balliu shpërthen ndaj Flamur Nokës: Je llumi i partisë, do të të zhburrëroj në mes të Tiranës!

May 6, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme trazon ekonominë! Banka e Shqipërisë nuk prek normën e interesit

Lufta në Lindjen e Mesme trazon ekonominë! Banka e Shqipërisë nuk prek normën e interesit

May 6, 2026
Wang Yi dhe Araghchi zhvillojnë bisedime në Pekin

Wang Yi dhe Araghchi zhvillojnë bisedime në Pekin

May 6, 2026
Bota e medias në zi! Ndërron jetë themeluesi i CNN, Ted Turner

Bota e medias në zi! Ndërron jetë themeluesi i CNN, Ted Turner

May 6, 2026
Netanyahu kërkon sqarime nga ekipi i Trump për negociatat SHBA–Iran

Netanyahu kërkon sqarime nga ekipi i Trump për negociatat SHBA–Iran

May 6, 2026
“Revanshi”/ GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për 6 persona

“Revanshi”/ GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për 6 persona

May 6, 2026
Bisedimet SHBA-Iran të bllokuara/ Trump: Incidenti në Washington s’do të na pengojë të fitojmë luftën

Donald Trump ultimatum Iranit: Pranoni marrëveshjen, ose do përballeni me bombardime të papara

May 6, 2026
Me lëkurët e vjetra nuk bën dot këpucë të reja

Me lëkurët e vjetra nuk bën dot këpucë të reja

May 6, 2026
Vlerësimi i DASH për Dumanin, Spartak Ngjela: Nder i madh për Shqipërinë dhe shqiptarët

Ngjela: Ka grupime kundër Berishës në PD, synohet rrëzimi i tij në Kongres

May 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In