Fatura e papaguar e disa turistëve italianë në Berat duket se është bërë çështje kombëtare në Itali, pas videos së shfaqur nga media të shumta.
Pas kryeministres Meloni, e cila i kërkoi ambasadorit shqiptar në Itali të shkojë e ta paguajë atë fatyrë, ka reaguar edhe ministri Italian i Bujqësisë, Francesco Lollobrigida, që është dhe kunati i kryeministres Meloni dhe që ka qenë në udhëtim në Shqipëri, bashkë me të.
Ai tha se fatura e papaguar ishte çështje krenarie kombëtare.
“Disa individë të pandershëm nuk mund të vënë në siklet një komb me njerëz të mirë,” shtoi Lollobrigida./f.stafa










