• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’mund të pranojmë një narrativë të çmendur”/ Rama në Berlin, apel qeverisë britanike: Mësoni nga Gjermania, kanë respekt për shqiptarët!

by Java News
03/11/2022 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Samitin për procesin e Berlinit nuk la pa përmendur akuzat e sekretares së brendshme britanik Suella Braveman  e cila duke akuzuar shqiptarët ngriti alarmin për emigrimin e tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Rama tha se në Britani shqiptarët janë integruar, duke shtuar se Britania duhet të mësojë nga Gjermania për menaxhimin e situatave të tilla.

“ Gjermania vite më parë pati një problem të ngjashëm, me njerëz nga rajoni ynë, por edhe nga Shqipëria shkuan dhe nuk dëgjova asnjë politikan gjerman të flasë për pushtim nuk dëgjova një ministër të brendshëm të flasë e të thotë që shqiptarët janë kriminelë e të sjellë kriminel.

Pashë një respekt për shqiptarët dhe për të ecur në mënyrë konkrete dhe duke i dhënë fund asaj trazie në mënyrën më dinjitoze dhe më të respektuar. Ndaj në vend që të ndizej një narrativë e çmendur pushtuesish dhe gangsterësh përfaqësuesit britanik duhet të vijnë në Gjermani e të ndreqin problemet e veta. më duhet të kujtoj se qytetarët tanë që kanë mbërritur në Francë kanë qenë të ligjshëm.

Nëse ka problem mes Kanalit dhe Francës le të gjejnë një zgjidhje, ne jemi të lumtur të bashkëpunojmë, por nuk do ta pranojmë këtë retorikë. Shqiptarët janë të integruar në Britani, dhe nuk janë miliona. Ka një 1200 drejtues biznesesh që janë shqiptarë, ka akademikë të mirë respektuar kur vjen fjala për kriminelët në burgjet britanike janë më pak se 1 %. Të flasësh për gangsterë tingëllon si një britmë nga një çmendinë”, tha Rama./m.j

Next Post
Pas reagimit së Ramës, ministrat britanikë distancohen nga gjuha fyese ndaj shqiptarëve: Kemi përdorur “gjuhë të mjerë”

Pas reagimit së Ramës, ministrat britanikë distancohen nga gjuha fyese ndaj shqiptarëve: Kemi përdorur "gjuhë të mjerë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com