• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“S’mund të kem frikë nga vdekja”/ Fiton 50.000 euro në ditë! Kush është “Kuqoja”, që organizon kalimin e klandestinëve nga Franca në Angli

by S T
12/10/2024 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dallgët e detit në Kanal përplaseshin me forcë tek 2 gomonet, të cilat u mbushën dalëngadalë me ujin e akullt, duke u fundosur nën peshën e 160 emigrantëve, një pjesë e të cilëve mbanin jelekë shpëtimi të grisur, ndërsa të tjerët kishin qepur nëpër rroba shishe plastike.

Në 7 të mëngjesit, vetëm një orë pasi 2 udhëtime të rrezikshme me gomone nga Franca Veriore drejt Britanisë, shkaktuan vdekjen e 4 njerëzve, Hellen Getu, 27 vjeçe, po bënte çmos që ta mbante të mbërthyer ndër duar trupin e pajetë të motrës së saj më të madhe, Hareg, për të mos e lënë të zhytej dhe humbte në det.

Ajo tregon se për Sunday Times, se për 20 minuta nga momenti që u fikën papritur motorët e varkës ku kishin hipur në Calais, pasi kishin paguar secili nga 1200 euro, të dyja motrat “u shtypën nga udhëtarët që ulërinin të tmerruar, anija u mbush deri në lartësinë e belit me ujin e detit por edhe me karburantin që vazhdonte të digjej”.

Ajo kujtoi se Hareg po thërriste e alarmuar “Nuk po mbushem dot më frymë!”. Disa sekonda më vonë u shtri përtokë pa ndjenja, dhe pak minuta më vonë u konfirmua e vdekur nga ekipet e shpëtimit. Roja bregdetare franceze, tha se etiopiania ishte në mesin e 3 refugjatëve që u shkelën për vdekje në një gomone të mbushur me 71 persona, pak kohë pasi motori pësoi defekt dhe mjeti nisi të mbushej me ujë.

Një nga viktimat u identifikua si Khalid, një djalë 22 vjeçar po nga Etiopia. Miqtë e të ndjerit, thanë se gjatë 3 muajve të fundit ai kishte tentuar disa herë ta kalonte Kanalin, por pa ia dalë dot. Një gomone tjetër, e cila u nis rreth orës 7 të mëngjesit përpara gomones së parë, dhe që kishte në bord më shumë se 90 persona, pësoi të njëjtin incident që shkaktoi vdekjen e një fëmije 2-vjeçar nga Somalia, teksa dhjetëra të tjerë pësuan djegie që kishin nevojë për trajtim spitalor.

Shumë të tjerë u shtypën në rrëmujën që pasoi. Kështu ndodhi edhe me nënën 24-vjeçare të fëmijës fatkeq, e cila arriti të mbijetonte dhe ndodhet ende ne spital. Ministri i Brendshëm francez, Bruno Retailleau, tha se dy incidentet ishin një “tragjedi e tmerrshme”, duke shtuar se trafikantët “i kanë duart të lyera me gjakun e këtyre njerëzve”.

Gazeta identifikoi trafikantin përgjegjës për koordinimin e këtyre udhëtimeve ilegale. Ai vepronte nga brenda kampit të refugjatëve në Dunkirk, ku janë ngritur qindra tenda nga emigrantët në Francën Veriore të njohur si “Xhungla” për shkak të terrenit pyjor.

32-vjeçari deklaroi: “Ndihem i trishtuar për vdekjet e emigrantëve, por këto gjëra nuk janë në dorën time”. Kurdi, i cili ka mbërritur në Francë 7 vjet më parë si emigrant nga Iraku dhe që njihet me nofka si “Kuqoja” ose “Shefi”, thotë se ekipi i tij prej rreth 35 burrash janë “që të gjithë të respektuar” në kamp dhe punojnë në bashkëpunim me dhjetëra banda të tjera të trafikut të refugjatëve, të cilat veprojnë në rajonet bregdetare të Francës Veriore.

“Ne nuk punojmë për askënd në veçanti”- pohoi ai, duke pretenduar se i hyri kësaj pune për të fituar disa para kur jetonte vetë në kamp. Ai mbante në dorë një orë të trashë dhe të zbukuruar me gurë të çmuar, ndërsa u shiste refugjatëve pije energjie, pelena dhe duhan me çmime tepër të larta.

Ai pretendon se u merrte 500 euro të rriturve për çdo kalim drejt Britanisë, ndërsa nuk ofronte asnjë garanci për mbërritjen e sigurt atje, apo që varkat nuk do të kapeshin dhe sekuestroheshin nga autoritetet. Kostoja, tha ai, ndryshon në varësi të kombësisë së klientit.

Shqiptarët dhe evropianët e tjerë paguajnë më shumë. Pasi ata kanë më shumë para”- thekson kurdi. Ndërkohë shton me krenari:”Në varkat e mia, fëmijët udhëtojnë falas!”. Të shtunën grupi i tij dërgoi disa gomone në brigjet e Calais; ku shumica prej tyre u kapën dhe u kthyen mbrapsht nga autoritetet franceze.

Ai pretendon se nuk ishte përgjegjës kryesor për dy gomonet që pësuan defekt në mes të detit, por se ishte thjeshte një nga punëtorët e kampit të tij. “Varkat mund të jenë të vjetra; ne përpiqemi që t’i bëjmë ato të sigurta. Por nuk mund ta kontrollojmë si sillet deri, dhe nuk mund të gjejmë gjithmonë jelek shpëtimi për të gjithë”- deklaron ai.

Ai pretendon se fiton rregullisht 50.000 euro ose më shumë brenda një dite. Megjithatë shton se ky fitim është “shumë më i vogël se ai i trafikantëve më të mëdhenj që veprojnë në në Calais dhe Dunkirk”.

“Unë jam një trafikant i nivelit të mesëm. Ka disa njerëz që punojnë për mua, por trafikantë që janë më të fuqishëm se unë. Ne nuk punojmë me ta në mënyrë të organizuar, por komunikojmë me njëri-tjetrin për të mos u kapur nga policia”- shton ai.

Kurdi thotë se ndihet gjithnjë i trishtuar për vdekjet që ndodhi në det, por është i qartë në një gjë:”Unë thjesht po ofroj atyre një shërbim për të cilin ata kanë nevojë. Nuk më vjen keq për këtë. Unë nuk jam një njeri i keq”. Ashtu si të mbijetuarit e tjerë nga 2 gomonet e mbytura, Getu është rikthyer pas incidentit në kampin e Dunkirkut.

Duke qenë dëshmitare e vdekjes së motrës së saj, ajo thotë:”Kam frikë ta provoj sërish, por jam detyruar të kaloj matanë, sepse policia nuk na lë të qëndrojmë gjatë këtu”. Të mërkurën, dhjetëra policë dhe ushtarë të hipur në furgonë bastisën kampet e improvizuara, duke prishur qindra tenda të ngritura nga emigrantët në pyll.

Një familje që kishte ikur nga persekutimi politik në Iran, dhe që ka një vajzë 2-vjeçare, tha se tashmë nuk kishte një strehë për ta mbrojtur atë nga stuhia 2-ditore që pritet të godasë Francën këtë fundjavë.

Aktivistët lokalë të të drejtave të njeriut, thanë se bastisjet policore ndodhin rregullisht çdo 2 javë dhe se të mbijetuarit i pret një ambient shumë i keq. Një anije e rojes bregdetare franceze “L’Abeille Normandie”, shpëtoi 14 persona nga bordi i njërës prej gomoneve, përfshirë atë të viktimës, rreth orës 9 të mëngjesit me kohën lokale.

Të shpëtuarit u dërguan në portin e Le Portel, përpara se të ktheheshin tek kampet e tyre. Një zëdhënëse e “Utopia 56”, një organizatë bamirëse me qendër në Paris, që mbështet njerëzit e pastrehë dhe të zhvendosurit në të gjithë vendin, deklaroi se ishte e shqetësuar nga “incidenti tragjik ku 3 persona (dy burra dhe një grua) humbën jetën, dhe shumë të mbijetuar u mbajtën gjatë gjithë ditës dhe për një pjesë të natës në burg nga policia kufitare”.

“Ata u liruan pa marrë kujdesin e duhur (ndërrim rrobash etj), dhe pa pasur qasje tek strehimi në kushtet e emergjencës. Që nga disa e djeshme, këta njerëz janë rikthyer në kampet e Dunkirk”-thotë ajo. “Kuqoja” thotë se grupi i tij i trafikantëve ndalohet rrallëherë nga autoritetet franceze.

Ai thotë:“Francezët nuk i duan emigrantët këtu. Dhe unë nuk kam frikë nga policia”. Sipas Zyrës së Brendshme, 395 emigrantë mbërritën pa leje në Britaninë e Madhe me varka të vogla. 59 të tjerë mbërritën më 29 shtator. Më shumë se 25.000 njerëz kanë kaluar Kanalin me varka të vogla që nga fillimi i këtij viti.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, e cila është pjesë e OKB-së, të paktën 194 emigrantë kanë vdekur në përpjekje për të kaluar Kanalin midis vitit 2018 dhe shtatorit të këtij viti. Abraham Tolsa, 22 vjeç, i cili ndodhet në kamp me një grup etiopian prej rreth 50 personash, ishte mik me Khalid-in, që vdiq në të njëjtin incident si Hareg. Ai thotë:“Unë do të vazhdoj që të përpiqem të kaloj matanë. Nuk mund të kem frikë nga vdekja!”./Përshtati Pamfleti nga “Sunday Times”

Next Post
Nëna e Navalny refuzon ultimatumin e autoriteteve ruse, kërkon që t’i dorëzohet trupi i të birit

“Nuk do të kem kujt t’i them lamtumirë…"/ Publikohen kujtimet që lideri opozitar rus Alexei Navalny shkroi në burg: E di që do vdes këtu!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In