• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’mund të jem avokat me kohë të plotë, sepse nuk jam skllav”/ Cakrani i përgjigjet Metës: Prisja çdo akuzë, por jo të më quante patronazhist

by E B
30/06/2026 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Kujtim Cakrani deklaroi se priste çdo gjë, përveçse të akuzohej për patronazhist nga ish-Presidenti Ilir Meta.

“Jam akuzuar për patronazhist. Ky është perceptimi i zotit Meta. Besoj e dini që unë jam opozitar dhe nuk ka shanse, nuk ndodh dhe nuk e beson njeri këtë që ka thënë zoti Meta, që unë jam patronazhist. Realisht, nuk e beson njeri.

Domethënë, kjo i kthehet në bumerang për ata që njohin mua dhe familjen time. Kështu që, përsa i përket Zvërnecit, unë jam avokat i familjes Shehu dhe normalisht unë jam avokat që punoj.

Zoti Meta mua mbase më ka dashur me kohë të plotë, por me kohë të plotë unë nuk mund të jem avokat i askujt sepse nuk jam skllav. Unë jam avokat dhe bëj një punë që duhet ta bëj dhe kështu që kur paguhet një avokat me kohë të plotë, kur merret një avokat me kohë të plotë, ka dhe disa kushte të tjera.

Besoj se nuk i ka mbetur gjë nga mbrojtja zotit Meta. Megjithëse ka merak edhe Zvërnecin dhe kjo nuk ka lidhje me Zvërnecin. Unë e kam mbrojtur familjen Shehu dhe do ta mbroj jo vetëm si klient që e kam, por kam edhe lidhje të tjera. Jam nip në Kaninë nga mamaja dhe kam lidhje familjare me ta. Kështu që, nuk ka lidhje fare as për protestat, as për historira të kësaj natyre”, tha Cakrani në A2.

“Nuk ka nuk ka njeri në këtë republikë që mbiemrin tim ta bëjë patronazhist. Prisja çdo gjë, por patronazhist ishte e jashtëzakonshme. Mund t’i thuhet çdokujt avokati tjetër, por jo mua. Është qesharake, edhe vetë zoti Meta e di shumë mirë. E kupton se ka lexuar atje brenda dy librat e familjes time”, shtoi Cakrani.

Next Post
Rama ‘kapet’ me ish-zv.ministrin e tij: Presioni ndaj sipërmarrësve për shkak të bindjeve politike është i papranueshëm

Rama: Rritja e ekonomisë sjell bonus të ri për pensionistët dhe më shumë mbështetje sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com