Një burrë i cili po udhëtonte me avion shkroi në facoletë një thirrje të dëshpëruar për ndihmë, pasi nuk po i duronte dot më gazrat e një bashkëudhëtari të tij.
Pasagjeri i mërzitur i dorëzoi këtë kërkesë stjuardesës: “Nuk e di nëse mund ta bëni këtë lajmërim, por nëse e bëni dot, duhet të thoni se kushdo që po pjerdh në radhët 10-12, duhet të shkojë me patjetër të vizitohet sepse mund të ketë kancer në prapanicë”.
Kjo shkresë e postuar në Reddit nga përdoruesi Garwee20, ka tërhequr shumë interes dhe të gjithë ishin kuriozë nëse stjuardesa e kishte bërë lajmërimin, raporton Top channel.
Përgjigja është jo.