• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

S’mori pjesë në mbrëmjen gala në TKOB/ Inva Mula: Më ftuan si spektatore! Aty nuk u fol për prindërit e mi, historia në Shqipëri shkruhet nga njerëz…

by Java News
23/09/2021 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sopranoja Inva Mula e cila nuk ishte e pranishme në inaugurimin e rikonstruksionit të Teatrit Kombëtar të Baletit ka shfaqur indirekt marrëdhëniet e ftohta që ka me drejtuesen e këtij institucioni Zana Çelën.

Në një intervistë për Mira Kazhanin sopranoja tha se TKOB-ja duhet të drejtohet nga një profesionist i huaj.

“TKOB duhet ndoshta të drejtohet nga një profesionist, i huaj. Edhe mos aludoni këtu se vetëm unë nuk e bëj atë gjë, për arsyen se kam akoma gjëra për të bërë. Nuk e them për veten time. Teatri duhet të mbahet nga profesionistë”-tha Inva Mula.

Më tej, ajo pranoi se Ministria e Kulturës i kishte bërë ftesë për të qenë e pranishme në inaugurim por nuk pranoi pasi ftesa i ishte dërguar si spektatore.

“Si spektatore, dhe nga Ministria e Kulturës si spektatore, por nuk e kam pranuar. Nuk mund të jem spektatore. Inva nuk mund të jetë spektatore. Unë mund të isha edhe 99 vjeç, prapë nuk do isha spektatore në një ngjarje të tillë. Se nuk ishte vetëm hapja e rinovimit të teatrit, por përkonte me një përvjetor të teatrit.

Ky teatër ka një histori. Ky teatër ka një memorie e cila rëndon mbi supet e shumë artistëve. Po një peshë, një gur i rëndësishëm në këtë memorie është familja Mula aty brenda. Nuk bëhet fjalë për Invën. Bëhet fjalë për Nina dhe Avni Mulën.

Nuk e di, por paskam bërë shumë mirë që s`kam qenë dhe si spektatore, pasi aty nuk është folur për prindërit e mi. Atje nuk ka dalë një imazh i premierës të Invës 22-vjeçare me Traviatën, që kam thyer të gjitha rekordet.

Deri atëherë nuk kishte ndodhur një gjë e tillë. Domethënë, në qoftëse historia në Shqipëri do shkruhet nga njerëz të cilët ose nuk e njohin, ose janë dashakeqës”-tha sopranoja.

g.kosovari

Next Post
Kultivim narkotikësh dhe armë pa leje, 5 të arrestuar në Bulqizë

Kultivim narkotikësh dhe armë pa leje, 5 të arrestuar në Bulqizë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com