• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Smile Albania/Rama e fillon fjalën përshëndetëse me një ndjesë të sinqertë

by Java News
16/07/2019 22:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar për lancimin i projektit kombëtar “Smile Albania 2019”, në edicionin e saj të dytë nga ku e ka nisur me një ndjesë për vonesën.

Rama është justifikuar para të rinjve se vonesa ka qenë për pamundësi objektive e jo vonesë udhëheqësash duke pranuar se vetë i ka zët. Projekti “Smile Albania” ka hyrë në edicionin e tij të dytë me 500 të reja e të rinj të punësuar për sezonin veror.

“Së pari ju kërkoj shumë ndjesë për vonesën time. Të jeni të sigurt që nuk ishte vonesë udhëheqësash por thjesht një pamundësi objektive për të ardhur në orar, gjë që personalisht e kam shumë zët. Kështu që më falni. Doja të isha në këtë takim me ju sepse eksperienca e vitit të shkuar ishte një eksperiencë e parë, një nismë e re, e konceptuar nga ministri i turizmit dhe kishte shumë pikëpyetje si çdo gjë e re, ashtu siç edhe ju patë skepticizëm por ishte një nismë që ia vlejti dhe ripërtëritja e saj këtë vit ishte si të thuash krejt e natyrshme, ndërkohë që patjetër mësimet e vitit të shkuar kanë vlejtur si një eksperiencë për ta përmirësuar këtë nismë në përmbajtjen e vetë dhe njëkohësisht patjetër për ti dhënë mundësi 500 vajzave dhe djemve si ju që të punësohen gjatë pikut të sezonit dhe jo vetëm të mund të nxjerrin disa kursime që nuk bëjnë keq por edhe përfitojnë nga kjo eksperiencë. Është një eksperiencë njerëzore dhe profesionale komunikimi por është edhe një eksperiencë nëpërmjet të cilës edhe ne vetë marrim shumë informacion”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh më tej se kjo nismë ka të mirën sepse me një shpenzim të vogël e përmirëson shumë marrëdhënien e vizitorëve me vendin, kudo ku këto pika kontakti funksionojnë.
“Janë shumë dhe janë inkurajuese mesazhet e turistëve vetë. Për shembull një prej tyre të shkëputur në një gazetë lokale në Gjirokastër, një website shkroi se turistët ishin surprizuar në Qafën e Muzinës për të cilin kishin dëgjuar se dilnin maskat por në fakt aty iu kishin dalë një grup vajzash e djemsh të ‘Smile Aalbania’. në momentin e parë i kanë marrë si një grup kriminal të sofistikuar por faktikisht e kundërta ishte e vërtetë dhe ky ishte një impresion pozitiv”, tha kryeministri.

Sipas tij, një funksion tjetër i kësaj nisme është përfshirja në vijimësi e studentëve, vajzave e djemve që janë ende në rrugën para se të hynë në autostradën e madhe të jetës, në realitetin e përditshëm të vendit sipas profileve e pasioneve të tyre. “Më vjen shumë mirë që edhe në këtë aspekt jemi në kushtet kur shumëçka ka ndryshuar që nga koha e protestës së studentëve falë paktit për universitetit”, tha Rama. (Video, minuta 14:30)

Next Post
Aksidenti/Shoferi turk del nga rruga në Rrogozhinë (Video)

Aksidenti/Shoferi turk del nga rruga në Rrogozhinë (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

March 16, 2026
PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

March 16, 2026
Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

March 16, 2026
Kaja Kallas: Bashkimi Europian po shqyrton masa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Kaja Kallas: Bashkimi Europian po shqyrton masa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 16, 2026
Thyhen dyert e shkollës në Lezhë, zbulohet grupi prej 6 personash që vodhën pajisjet

Thyhen dyert e shkollës në Lezhë, zbulohet grupi prej 6 personash që vodhën pajisjet

March 16, 2026
“Ditë e natë do ta qaj”, foshnja dy muajshe i ndërroi jetë, flasin prindërit: Ishte me infeksion në mushkëri, vetëm flinte

“Ditë e natë do ta qaj”, foshnja dy muajshe i ndërroi jetë, flasin prindërit: Ishte me infeksion në mushkëri, vetëm flinte

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

March 16, 2026
Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

March 16, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

March 16, 2026
Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In