• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“S’më lejohet të hyj në Shqipëri”, gafa e Gjendjes Civile pas divorcit të gruas

by A M
03/11/2023 21:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 10 Prill transmetuam denoncimin e qytetares Albana Frankenhauser, e cila tregoi, se ka qenë e martuar me një shtetas gjerman dhe pas divorcit ka mbajtur mbiemrin gjerman, pasi jeton në këtë shtet.

Pasi ka bërë njohjen e divorcit në Shqipëri, i kanë kthyer mbiemrin e vajzërisë me pretendimin, se nuk është shprehur gjykata e Gjermanisë.

Pas shumë peripecive, Albana e çoi çështjen në gjykatë dhe në Tetor 2022 çështja u pushua, pas komunikimit, se ajo do të kalonte në sistem me mbiemrin e huaj.

Por në Prill 2023 Albanës i është bllokuar pasaporta, pasi në sistem Gjendja Civile e ka kthyer sërish me mbiemrin e vajzërisë Lila.

Në këtë mënyrë Albana u detyrua të pajiset me pasaportë me mbiemrin Lila, pavarësisht, se gjykata i njohu të drejtën e mbiemrit gjerman.

Pas më shumë se 6 muajsh Albana thotë, se në Gjermani i kanë lënë mbiemrin Frankehauser, por i thanë, që mund të udhëtojë në Europë, por jo në Shqipëri.

Për Albanën, ky është një kufizim i pamundur, pasi ka prindërit e moshuar në Shqipëri.

Albana Frankenhauser: Për momentin ndodhem në Gjermani, pasi ika e detyruar të marr mbiemrin e vajzërisë. U gjenda këtu përsëri në një problem tjetër, sepse mbiemri nuk ndryshohet pa vendim gjyqësor dhe Gjermania nuk e njeh atë mbiemër. Në favorin tim më lanë kartën me mbiemrin Frankehauser dhe më thanë udhëto në Europë dhe mos hy në Shqipëri. U bën gati 6 muaj dhe janë zhvilluar 3 seanca dhe Drejtoria e Gjendjes Civile, nuk e di, pse zvarritet problemi im kaq shumë dhe nuk arrihet të jepet një vendim. Mua më duhet të vij në Shqipëri, pasi unë kam 2 prindër pensionistë dhe nuk mund të vij, e kam të ndaluar nga Gjermania hyrjen në Shqipëri. Kërkoj, që të jepet vendimi i ndryshimit të mbiemrit dhe Gjykata mos ta zvarrisë çështjen time, pasi jam në hall të madh dhe nuk futem dot në Shqipëri.

Aktet e drejtorisë së Gjendjes Civile kritikohen nga lektorja e të drejtës ndërkombëtare Evelina Çela, si të paligjshme.

“Në kushtet kur ne jemi kandidatë të BE-së synojmë të përmirësojmë legjislacionin, ta përafrojmë me ‘Acquis communautaire’, nuk mundemi ne të shprehemi mbi vendimin e një gjykate, ose prej një prej pikave të vendimit të gjykatës. Kur nuk është një gjë e tillë e shkruar qartazi nuk mund të marrim vendime që kundërshtojnë vendimin e gjykatës, aq më tepër të fillojmë një sërë procedurash për ndryshimin e mbiemrit”, tha ajo.

Nga ana tjetër, avokati Arben Llangozi shpjegon, se vendimi i gjykatës duhet të zbatohet dhe jo të interpretohet.

“Çdo lloj institucioni gjyqësor apo qoftë gjendje civile apo institucione të shtetit shqiptar kanë detyrimin të zbatojnë vendimin e gjykatës sipas nenit 451/a, kur thotë, çdo lloj institucioni i Republikës së Shqipërisë është i detyruar të zbatojë vendimet e gjykatës dhe vendimet e gjykatës zbatohen vetëm për ato që janë shprehur. Pra gjendja civile në rastin aktual ka marrë atributet e gjykatës dhe ka zgjidhur një mosmarrëveshje, kur gjykata nuk është shprehur. E ka zgjidhur vetë gjendja civile në mënyrë absurde dhe abuzive”, tha ai.

/a.d

Next Post
Banorja e BBVK bën deklaratën e fortë: “Njerëz nga industria e muzikës kanë tentuar të abuzojnë seksualisht me mua”

Banorja e BBVK bën deklaratën e fortë: "Njerëz nga industria e muzikës kanë tentuar të abuzojnë seksualisht me mua"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

April 3, 2026
Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

Padia kundër Dados, Veliaj: Jam i vetmi që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston!

April 3, 2026
Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë

April 3, 2026
FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

FOTOLAJM / Veliaj me “Fan Nolin” në dorë përballë Ols Dados tek “Administrativja”

April 3, 2026
“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

“Pëllumbi i paqes” që negocion mbylljen e konfliktit Afganistan-Pakistan, Kina: Zhvillime pozitive

April 3, 2026
Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

Rreth 2 orë takim, Rama ‘porosit’ kryebashkiakët për mbetjet dhe Paketën e Maleve

April 3, 2026
DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

DETAJE / 4,000 rrënjë kanabis në dy magazina në Peqin, pezullohen 7 punonjës policie

April 3, 2026
VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

VIDEO / Nis përballja Veliaj-Dado tek Administrativja, 7 forca speciale për të shoqëruar 7 metra kryebashkiakun

April 3, 2026
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA: Maduro akuzohet në New York për trafik droge dhe armësh. Ja ku do gjykohet..

“Besnikëria e çoi Pam Bondin shumë larg…”, The Economist: Çfarë gjeti Trump në zyrën e saj!?

April 3, 2026
Rama-SPAK-ut: Heto privatizimin e 4 hidrocentraleve në kohën e Berishës, nëse do të luftosh korrupsionin

Takimi me kryebashkiakët, zbulohen porositë e Ramës, çështjet që u diskutuan

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In