• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’më ke anketuar asnjëherë në dy dekadat e fundit”

by Eduard Zaloshnja
02/03/2026 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

“Si s’më ke anketuar asnjëherë në dy dekadat e fundit”, më pyeti sot në rrugë një zonjë mbi të 60-at, që më tha me butësi se i kishte ndjekur sondazhet e mia ndër vite. Të njëjtën pyetje ma kanë bërë dhjetra të panjohur në rrugë në dy dekadat e fundit (disa edhe me tërsëllëmë).

Më poshtë është një përgjigje e gjatë statistikore për këtë pyetje të shkurtër naïve.

George Gallup (1901–1984) themeloi më 1935 Institutin Amerikan të Opinionit Publik, pararendësin e kompanisë së sondazheve Gallup. George Gallup u përpoq t’i bënte sondazhet e kompanisë së tij sa më të sakta, duke marrë kampione demografike përfaqësuese të votuesve të secilit shtet. Gallup gjithashtu refuzoi të kryente sondazhe të porositura nga entitete të tilla si  Partia Republikane apo Demokratike, një pozicion që kompania ka vazhduar ta mbajë deri më sot.

Revolucioni statistikor që bëri George Gallup lidhej me faktin se, duke ndërtuar një kampion statistikor përfaqësues shumë të vogël (sa 1/100000 e popullsisë së atëhershme amerikane), arriti të maste opinionin publik amerikan me marzh gabimi statistikor vetëm +/- 3%. Më parë, disa revista prestigjioze i kryenin sondazhet përmes letrave që ua dërgonin lexuesit (sindozot sondazhet online të portaleve, ku votojnë lexuesit e tyre). Por sondazhet e revistave të atëhershme dështuan, megjithëse kishin secila nga mbi 5 milionë të vetë-anketuar…

Në vitin 1936, kompania Gallup parashikoi me sukses se Franklin Roosevelt do ta mposhtte Alfred Landon për presidencën e SHBA, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me revistën prestigjioze The Literary Digest. Dhe ajo ngjarje e popullarizoi kompaninë, duke e bërë atë lidere në sondazhet amerikane.

Në ditët e sotme, vlera e kompanisë Gallup mbetet tek sondazhet afatgjata, e jo për të matur luhatjet e opinionit nga java në javë – një sondazh rigoroz në terren sipas metodës Gallup zgjat rreth 2-3 javë në terren, e kur dalin rezultatet e tij, opinioni publik mund të jetë luhatur prej zhvillimeve më të fundit. Prandaj edhe Gallup ka kohë që përqendrohet në sondazhe afatgjata të opinionit, që eksplorojnë çështje fondamentale të pandikuara shumë nga luhatjet e ditës.

Teknologjia ka përparuar me hapa gjigande kohët e fundit – në skenë kanë dalë instant-polls, që realizohen në mënyrë elektronike përmes teknikave të ndryshme. (Unë, psh, kam zhvilluar deri më sot plot 127 sondazhe me shpërndarje të linkut të pytësorit përmes SMS-ve krejt të rastësishme në teritorin e Shqipërisë, përtej 70 të tjerave që i kam drejtuar sipas metodës së vjetër me intervista ballëpërballë në terren apo me telefonata).

Sidoqoftë, në themel të çdo sondazhi (pavarësisht teknikës së zhvillimit të tij) mbetet Ligji i Numrave të Mëdhej të Teorisë së Probabilitetit – sa më shumë të anketuar, aq më afër u shkohet përqindjeve reale. Dhe përvoja 90-vjeçare e kompanisë Gallup ka treguar se me një kampion përfaqësues prej 1100 të anketuarish në Amerikën qindra-milionëshe, mund t’i afrohesh rezultatit real më saktësi +/-3%. Në Shqipërinë vetëm 2.35 milionëshe, me një kampion të tillë anketimi, saktësia mund të jetë më e madhe (në varësi të mënyrës së anketimit dhe të kalibrimit statistikor të kampionit).

Por jo çdo banor i Shqipërisë, nga 2.35 milionë të tillë, mund të anketohet. Kur anketohen rastëshit 1100 ndër 2.35 milionë, i bie që probabiliteti i anketimit të një banori çfarëdo të jetë vetëm 0.0005. Në SHBA, probabiliteti i anketimit të një banori çfarëdo në një sondazh kombëtar është vetëm 0.000003. Sidoqftë, fare pak sondazhe në 90 vjetët e fundit, kanë dalë përtej mazhit të gabimit +/-3%…

Next Post
Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë

Do trafikonte 350 kg drogë drejt Greqisë, shpallet në kërkim pronari i kamionit

March 2, 2026
Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

March 2, 2026
Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

March 2, 2026
“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

Vila 31 nuk duhet djegur

March 2, 2026
Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

March 2, 2026
Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

March 2, 2026
Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

March 2, 2026
Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

March 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Mars 2026

March 2, 2026
Problemet me Berishën dhe Kuvendi sot, Basha mbledh deputetët një orë para seancës

PD depoziton në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut: Jemi pro arrestimit!

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In