• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’më duket djali im…”/ ADN-ja e konfirmon, Erioni përqafon nënën biologjike pas 46 vitesh!

by A R
16/02/2025 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është momenti i së vërtetës. Pas 46 viteve, Erioni më në fund do të mësojë nëse emri i gruas në certifikatën e tij të lindjes është vërtet nëna e tij biologjike. Ai e kërkoi ndihmën e “Ka Një Mesazh Për Ty” për të zbuluar rrënjët e vërteta të identitetit.

Lutfija, edhe gjatë takimit fillestar me moderatorin e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, por edhe në studio ku e pa Erionin nga ekrani, është e bindur se ajo nuk ka sjellë në jetë një djalë në vitin 1979. E vetmja përgjigje e pakundërshtueshme është ADN-ja.

Ekspertët e “Forensic Center Albania” kanë mbërritur në studio me rezultatin e provës gjenetike.

“Nga krahasimi i profileve gjenetike të znj. Lutfije Shkëmbi dhe z. Erion Dehari, dalim në përfundimin se ata paraqesin lidhjen gjenetike nënë-bir”, thuhet në përgjigjen e ADN-së.

Lutfija ngrihet në këmbë.

Ardit Gjebrea: Erion, u ngrit në këmbë mami! Nëna që të ka lindur! Shko përqafoje! Pas 46 vitesh!

Erioni nuk humbet asnjë sekondë, por shkon menjëherë të përqafojë nënën e tij biologjike. Lutfija vijon të jetë e shtangur, por i hap krahët të birit dhe e mirëpret në familje.

Ardit Gjebrea: Erion?

Erion: Jam i lumtur tani!

Ardit Gjebrea: Është çuni yt.

Lutfije: Po pra! Mua nuk më duket se është djali im, por megjithatë unë e pranoj dhe them që në familje të vijë.

Ardit Gjebrea: Të vijë në familje.

Lutfije: Po.

Ardit Gjebrea: Në këto momente që ne flasim dhe në këto momente që ti e shikon, që e ke afër, që analiza tregoi që është djali yt, të vjen ndonjë kujtim, do të thuash ndonjë gjë?

Lutfije: Jo.

Ardit Gjebrea: Nuk do të thuash?

Lutfije: Jo, nuk kam.

Ardit Gjebrea: Ah, nuk ke? Por në momentin që analiza e tregon që është djali yt…

Lutfije: Si është e mundur?

Ardit Gjebrea: Këtë do të doja ta dija nga  ti.

Lutfije: Nga mua…unë linda dy fëmijë binjakë dhe ato të dy më vdiqën. Qe periudha që ra rubeola, bëmë  një varrim dhe sot janë në varreza të dy.

Ardit Gjebrea: Pra ti i ke parë  fëmijët e vdekur?

Lutfije: Po, i kam parë.

Ardit Gjebrea: Në cilin vit, e mban mend apo jo?

Lutfije: Jo.

Ardit Gjebrea: Në çfarë viti je martuar ti, të kujtohet?

Lutfije: S’kam bërë dasmë.

Ardit Gjebrea: Je rrëmbyer? Me dashuri?

Lutfije: Po.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ke qenë?

Lutfije: Mbi 20.

Ardit Gjebrea: Ti ditëlindjen e ke kur?

Lutfije: Më 23 qershor 1952.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që Erioni ka lindur në vitin 1978. Që i bie që të kesh qenë 28 vjeç.

Lutfije: Përafërsisht.

Ardit Gjebrea: Atëherë nëse historia është kështu…

Lutfije: Kështu është dhe s’e luan…

Ardit Gjebrea: Topi.

Lutfije: Po.

Ardit Gjebrea: Në certifikatën e lindjes që kemi ne, të Erionit, është emri yt, mbiemri, mbiemri i vajzërisë.  Si e ke mbiemrin e vajzërisë?

Lutfije: Dema.

Ardit Gjebrea: Pra është Lutfije Dema. Dhe emri i babait të Erionit është imagjinar, është shkruar Agron.  Si quhej bashkëshorti juaj?

Lutfije: Shefki Shkëmbi.

Ardit Gjebrea: Erion, e gjetët njëri-tjetrin.

Erion: Faleminderit emisionit! Faleminderit juve z. Ardit, faleminderit të gjithëve si staf, Bernardit, faleminderit shumë!

Pas shkrepjes së një fotografie, Lutfija njihet edhe me Rehanën, bashkëshorten e Erionit dhe mëson se është edhe gjyshe. Më pas, familja lë studion.

Next Post
FOTO / Rama në Munih: Nga Grenelli e Kurti, tek Sekretari i NATO-s dhe tryeza e debatit për raportet e Lindjes së Mesme me Europën

FOTO / Rama në Munih: Nga Grenelli e Kurti, tek Sekretari i NATO-s dhe tryeza e debatit për raportet e Lindjes së Mesme me Europën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In