• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Smartfonët, thembra e Akilit për terroristët

by A R
13/11/2018 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga dërgimi i SMS-ve për të shpërthyer bomba shumë të fuqishme, smartfonët janë përdorur nga terroristët e të gjithë botës, duke i bërë më të efektshëm, por gjithashtu edhe më të cënueshëm.

Në çdo shkallë të evolucionit të tyre teknologjik, gjatë viteve të fundit, telefonat inteligjentë kanë krijuar për xhihadistët mundësi veprimi, por duke i mundësuar gjithashtu shërbimeve antiterroste që t’i zbulojnë, t’i përgjojnë apo, në rast se kapen, të përparojnë hetimin e tyre.

“Smartofni erdhi në kontekstin e internetit, që revolucionarizoi gjithçka”, thotë një ish-punonjës i shërbimeve franceze kundër terrorizmit.

“Duke filluar në vitin 2003, bombat artizanale janë aktivizuar në distancë duke dërguar një SMS kur kalonin automjetet amerikane. Kjo teknikë u zhvillua edhe më shumë nga Al Kaeda”, tregon ai.

“Smartfonët kanë krijuar gjithashtu mundësinë për të përhapur, që nga xhepi, gjithë propagandën. Para 30 vitesh, ato përhapeshin me kaseta video, me pas me CD-Rom, tani ka mjete informatike në internet, të disponueshme në çdo çast. Ka GPS, mund të regjistrosh atentatet, të bësh foto e tjerë”, thekson ky ish-punonjës i shërbimeve antiterrorizëm.

Atentati në Paris nga xhihadistët që bënë një masakrën në sallën pariziane të Bataklanit nuk do të kishte qenë e mundur pa përdorimin e telefonave inteligjentë.

Madje përhapja e aplikacioneve me mesazhe të koduar të tipit “Telegram”, “Wire” apo “WhatsApp”, për të cituar vetëm më të njohurat, i mundëson organizatave terroriste të komunikojnë duke anashkaluar mbikëqyrjen e policëve dhe të shërbimeve sekrete, ose duke hapur probleme serioze për deshifrimin e tyre.

Ana tjetër e medaljes

Por, medalja ka një anë tjetër: smartfoni është, përveç se një mjet me shumë funksione, një informator i frikshëm.

“Lufta e Francës në Mali në vitin 2013 filloi me një seri intensive bombardimesh. Të gjithë telefonat, me valë GSM apo satelitorë, që ishin kapur nga shërbimet sekrete, u goditën”, kujton ky veteran i luftës kundër terrorizmit.

“Sot të gjitha sulmet ajrore shënjestrojnë zonat ku ndodhen pajisje telefonike. Ata kanë numrin e tyre, ndonëse ndryshojnë vazhdimisht kartën SIM, telefoni ka identitetin e tij që pasi zbulohet mund të ndiqet”, shtoi ai.

Në një hetim antiterrorist, si në gjithë të tjerët, smartfonët e të dyshuarve “flasin” shpesh herë para njeriut dhe i mundësojnë hetuesve të bëjnë lidhjet, të gjejnë rrjetet, apo të zbulojnë celula të fjetura.

“Smartfoni të ekspozon. Për pasojë, krerët e xhihadistëve kanë mësuar të veprojnë pa ata. Prej shumë vitesh, janë rikthyer emisarët njerëz”, përfundon veterani.

Next Post
Vuçiç takon liderin e opozitës greke: Greqia nuk do ta njohë Kosovën

Vuçiç takon liderin e opozitës greke: Greqia nuk do ta njohë Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In