• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Sllovenia në alarm/ Një grup i armatosur pretendon “mbrojtjen e rendit publik”

by Java News
04/09/2018 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti slloven, Borut Pahor, ka shprehur shqetësimin e tij pasi në internet u shfaqën pamje të disa pjesëtarëve të maskuar të një grupi të armatosur të udhëhequr nga një politikan ekstremist që kryejnë ushtrime trajnuese.

Ish-kandidati presidencial Andrej Sisko i tha Reutersit se grupi i tij do të sigurojë rendin nëse shfaqet nevoja, duke shtuar se nuk po bën asgjë ilegale – ndonëse e pranon se armët që i përdorin nuk janë regjistruar tek autoritetet sllovene.

Presidenti tha se nuk ka vend për një grup të tillë në një shtet anëtar të Bashkimit Evropian. “Presidenti Pahor thekson se Sllovenia është një vend i sigurt në të cilin nuk ka nevojë e as nuk lejohet që ndonjë person i paautorizuar… ilegalisht të kujdeset për sigurinë e vendit dhe kufijve të tij”, ka thënë kabineti i Pahorit përmes një deklarate, transmeton Koha.net.

Fotografi në uebfaqe dhe në mediat lokale shfaqin rreth 50 persona të maskuar me armë të udhëhequr nga Sisko i pamaskuar, i cili fitoi vetëm 2.2 për qind të votave kur garoi vitin e kaluar për president.

Sisko tha se grupi i quajtur “Garda e Stajerskas”, i emëruar në bazë të një rajoni në verilindje të Sllovenisë, përbëhet nga “disa qindra persona”, duke shtuar se këta janë vullnetarë që “do të sigurojnë paqen dhe rendin publik” nëse nevojitet.

“Policia nuk më ka vizituar deri më tani, por pres vizitën e tyre. Nuk po bëjmë asgjë të gabuar dhe do të ishim edhe më të interesuar që të bashkëpunojmë me policinë”, tha Sisko.

Policia tha se janë duke e hetuar rastin.

Sisko ka sulmuar edhe multi-kulturalizmin, duke thënë se vendi duhet të pranojë migrantë vetëm nëse ata e pranojnë kulturën sllovene, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Basha i prerë: Nuk do të ketë më pakt politik me Ramën

Basha: Jemi krah qytetarëve në përballje me bandat, kudo ato qofshin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Finalja e Champions League, publikohen formacionet e PSG-Arsenal

Finalja e Champions League, publikohen formacionet e PSG-Arsenal

May 30, 2026
Spanja në krizë politike, popullorët rrisin presionin ndaj Sánchez-it

Spanja në krizë politike, popullorët rrisin presionin ndaj Sánchez-it

May 30, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

May 30, 2026
Blofi i Blerton Isufit: Gënjeu Shqipërinë dhe Kosovën brenda ditës, dokumentet zyrtare që e kapin “mat” lojtarin e Moldes

Blofi i Blerton Isufit: Gënjeu Shqipërinë dhe Kosovën brenda ditës, dokumentet zyrtare që e kapin “mat” lojtarin e Moldes

May 30, 2026
PD miraton rezolutën: Denoncim i farsës së 11 majit, bashkim i opozitës për përmbysjen e autokracisë

PD miraton rezolutën: Denoncim i farsës së 11 majit, bashkim i opozitës për përmbysjen e autokracisë

May 30, 2026
Dikur këndonte për Lazaratin, sot funksionar i PD, Stresi: Dua t’i jap mesazhe të rinjve

Dikur këndonte për Lazaratin, sot funksionar i PD, Stresi: Dua t’i jap mesazhe të rinjve

May 30, 2026
Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit mirëpret ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që do të vendosen në Gaza

Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit mirëpret ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që do të vendosen në Gaza

May 30, 2026
Ligj i ri për mbetjet/ Qeveria parashikon venddepozitime të posaçme në të gjithë Shqipërinë

Ligj i ri për mbetjet/ Qeveria parashikon venddepozitime të posaçme në të gjithë Shqipërinë

May 30, 2026
Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

May 30, 2026
Raundi i dytë i Euro U-17, publikohet lista e Kombëtares shqiptare

Raundi i dytë i Euro U-17, publikohet lista e Kombëtares shqiptare

May 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In