Sllovenia ka fituar për herë të parë Kampionatin Evropian në basketboll. Ajo në finale mposhti Serbinë me rezultat 93:85.
Kampioni i ri evropian ishte në epërsi që nga fillimi i përballjes, duke ikur shpeshherë në epërsi me më shumë se dhjetë pikë.
Megjithatë Serbia u tregua efikase në periudhën e fundit duke ngushtuar rezultatin e madje duke kaluar për disa momente edhe në epërsi.
Por në fund të takimit, Sllovenia arriti të tregohej më e qetë për të fituar me tetë pikë epërsi.Goran Dragiq ishte më i dalluari në parket me 35 pikë të shënuara, 7 kërcime dhe 3 asistime.Vendin e tretë në këtë kampionat e siguroi Spanja, që mposhti Rusinë në luftën për të bronztën. (b.an)