Sllovakia, e cila të premten ka marrë përsipër nga Holanda presidencën e Bashkimit Europian për gjashtë muajt e ardhshëm, menjëherë ka filluar që të punojë në mënyrë që t’i ndihmojë Serbisë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian, ka thënë Igor Skocek, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovakisë, për Tanjug.
Politikat e zgjerimit janë prioritet nën presidencën e Sllovakisë në Këshillin e BE-së”, ka thënë Skocek, transmeton Klan Kosova.
Gjatë kohës së Holanda e kishte presidencën, janë përpjekur që të arrijnë konsensus në mes shteteve anëtarë të BE-së sa i përket hapjes së kapitujve 23 dhe 24 për integrimin e Serbisë në BE dhe në këtë mënyrë Sllovakia ka trashëguar një bazë të mirë sa i përket këtij procesi”, është shprehur zyrtari sllovak. (b.an)