• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sllovakët zgjedhin mes kandidatit pro-rus Fico apo liberalëve pro-perëndimorë

by A M
30/09/2023 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sllovakët kanë filluar të votojnë të shtunën herët në zgjedhjet parlamentare në të cilat pritet një luftë e fortë mes ish-kryeministrit majtist, Roberto Fico – i cili është zotuar t’i ndalë ndihmat ushtarake për Ukrainën – dhe liberalëve pro-perëndimorë. Sondazhet kanë treguar rezultat të barabartë mes dy partive para votimit të zgjedhjeve të së shtunës, fituesi i të cilave do ta ketë mundësinë ta formojë një qeveri për zëvendësimin e administratës së përkohshme, e cila e ka udhëhequr vendin me popullsi prej 5.5 milionë banorë që nga muaji maj.

Nëse Fico fiton, atëherë kjo nënkupton se Sllovakia do t’i bashkohet Hungarisë si dy vendet e BE-së që e sfidojnë konsensusin e bllokut për mbështetjen e Ukrainës, në një kohë kur Bashkimi Evropian po përpiqet të jetë i bashkuar në kundërshtimin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia. As partia e Ficos, SMER-SSD (Drejtimi Social Demokrat), e as Partia Sllovakia Progresive (PS), e cila udhëhiqet nga nënkryetari i Parlamentit Evropian, Michal Simencka, nuk pritet ta fitojnë shumicën në këto zgjedhje, që do të thotë se e ardhmja e qeverisë së do të varet nga rezultatet e disa partive të vogla, nga ato liberale te ato të ekstremit të djathtë. Partia Zëri e Peter Pellegrinit, ish-pjesëtarit të SMER-SSD dhe kryeministrit nga 2018 deri më 2020, pritet të dalë e treta dhe mund ta thotë fjalën e fundit për formimin e qeverisë së re.

Ai i ka mbajt të hapura mundësitë, por e pranoi këtë javë se partia e tij është më e afërt me Ficon. Qëndrimet pro-ruse të Ficos pasqyrojnë disponimin e shoqërisë sllovake, i cili tradicionalisht ka qenë relativisht më i ngrohtë për Rusinë. Kjo ndjesi është përforcuar nga narrativet pro-ruse dhe dezinformatat në rrjetet sociale. “Fico ka përfituar nga i gjithë ankthi të cilin e solli pandemia (koronavirus) dhe lufta (në Ukrainë), nga zemërimi që është përhapur në Sllovaki në tri vjetët e fundit, dhe nga nxitja e atij zemërimi”,. Tha sociologu Michal Vasecka.

Fico është zotuar se do ta ndalë furnizimin ushtarak për Ukrainën dhe se është i etur për bisedime për paqe. Ky është një qëndrim i përafërt me atë të liderit të Hungarisë, Viktor Orban, i cili kundërshtohet nga Ukraina dhe aleatët e saj, të cilët thonë se kjo vetëm do ta inkurajonte Rusinë. Ai i ka kritikuar edhe sanksionet ndaj Rusisë. Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00, ndërsa votimi do të mbyllet në orën 22:00.

 

/a.d

Next Post
“Për Bashaliun morëm 50 mijë euro”, dëshmia e të penduarit të drejtësisë: Selimin e vramë se kishte të dashur nënën e…

“Për Bashaliun morëm 50 mijë euro”, dëshmia e të penduarit të drejtësisë: Selimin e vramë se kishte të dashur nënën e…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti thirrje të ruhen votat: Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit

Kurti thirrje të ruhen votat: Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit

December 28, 2025
Mobilizohen studentët në Serbi, nis mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Mobilizohen studentët në Serbi, nis mbledhja e nënshkrimeve për zgjedhje të parakohshme parlamentare

December 28, 2025
Dalin exit poll-et e para për zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson Kurti me 49 deputetë, PDK e dyta me 27 deputetë, LDK e treta

Dalin exit poll-et e para për zgjedhjet në Kosovë/ Kryeson Kurti me 49 deputetë, PDK e dyta me 27 deputetë, LDK e treta

December 28, 2025
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Koha e gabuar” e Salianjit

December 28, 2025
Përfundon procesi i votimi në Kosovë! Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në zgjedhje rezulton në afro 40%

Përfundon procesi i votimi në Kosovë! Deri në orën 18:00 pjesëmarrja në zgjedhje rezulton në afro 40%

December 28, 2025
“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

“Patëm një bisedë produktive”, Donald Trump telefonon Vladimir Putinin pak orë nga takimi me Zelenskyn

December 28, 2025
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

December 28, 2025
Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja njofton ankimimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese

Nuk u zgjodh Avokate e Popullit, Adriana Kalaja njofton ankimimin e vendimit në Gjykatën Kushtetuese

December 28, 2025
Rikthimi i lobimit shqiptar dhe pse u bë i nevojshëm

Rikthimi i lobimit shqiptar dhe pse u bë i nevojshëm

December 28, 2025
e-Albania jashtë funksionit prej më shumë se një jave, qytetarët dhe bizneset në vështirësi

e-Albania jashtë funksionit prej më shumë se një jave, qytetarët dhe bizneset në vështirësi

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com