• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sllavët të kënaqur: “Putin dhe Erdogan po e shkatërrojnë NATO-n”

by Java News
06/04/2018 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Portal serb Informer, i njohur për afrinë e tij me kryetarin serb Aleksandar Vuçiq shkruan për takimin e zhvilluar ndërmjet lideri turk Recep Tayyp Erdogan dhe atij rus Vladimir Putin.

Sipas këtij shkrimi Putin dhe Erdgogan do ta shkatërrojnë paktin NATO. Gjithnjë sipas këtij shkrimi, Erdogan, vendi i të cilit është fuqia e dytë ushtarake në NATO, menjëherë pas SHBA-së, mund ta braktisë aleancën ushtarak perëndimore pasi që me Putinin në Ankara ka konfirmuar marrëveshjen për blerje të sistemit raketor rus S-400, transmeton Koha.net.

“Ata që po e kritikojnë vendimin tonë për të blerë S-400 për luftë kundër terrorizmit, le ta shikojnë veten. Pse heshtin për S-300 që e ka Greqia, e ne na thonë se ky është hap i gabuar? Ç’aleancë është kjo, ç’solidaritet është ky? Standardet e dyfishta ndoshta mund të kalojnë diku, por jo edhe te ne”, citohet të ketë thënë Erdogan.Nga ana tjetër, Putin ka premtuar se Rusia do t’i përmbushë të gjitha dispozitat e marrëveshjes së nënshkruar në dhjetorin shkuar për sistemimin S-400.“Po e përshpejtojmë prodhimin, e kemi finalizuar edhe çmimin. Me kërkesën e miqve tanë turq, e kemi shkruar afatin e dërgesës”, ka thënë Putin i cili nuk e tregoi çmimin.

Pas kësaj vizite, e sipas këtij portali, ekspertë thonë se Erdogan, i cili disa herë kishte paralajmëruar sedo ta braktisë NATO-në, këtë edhe mund ta bëjë. E braktisja, do të ishte “fund i i aleancës ushtarake perëndimore”.

Turqia dhe Rusia gjatë dy vjetëve të fundit janë bërë partnerë strategjikë. Rusia në Turqi ndërton centralin e saj të parë bërthamor me vlerë 20 miliardë dollarë.

Eksperti ushtarak turk Bajazit Karatas citohet të ketë thënë se turqit nuk duhet të frikësohen nga dalja prej NATO-s, pasi SHBA-ja nuk është më superfuqi.

Me të pajtohet edhe analisti politik Ozdemir Akbal, i cili thotë se Putin dëshiron të krijojë aleancë të re. Putin dhe Erdogan në Ankara janë takuar me kryetarin e iranian Hasan Rohani dhe biseduan për Sirinë, transmeton Koha.net. (b.an)

 

Next Post
Lezhë, 16-vjeçari kapet me 1 kg kanabis, do e shpërndante në shkolla

Lezhë, 16-vjeçari kapet me 1 kg kanabis, do e shpërndante në shkolla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In