Ishte furnizuar me drogë në Milano, por udhëtimi i tij me makinë përfundoi dje pasdite në Viareggio, ku Policia italiane e arrestoi.
Bëhet fjalë për shqiptarin 40-vjeçar, me banim prej vitesh në Itali pranë Livornos, i cili kur u ndal për kontroll ishte duke udhëtuar në automjetin e tij Audi A4 tij me tre pako të mëdha të mbështjella me celofan në bagazh.
Brenda tyre Policia zbuloi rreth 7 kg marijuanë.
Policia i beri me shenje shoferit shqiptar te Audit dhe vunë re menjëherë një gjendje të acaruar dhe sikleti ne fytyren e shqiptarit.
Pas kontrollit, ata zbuluan drogën e cila nese shitej në tregun e zi, shqiptarit do t’i kishte siguruar më shumë se 80.000 euro. Gjykata e Lucca e ka lene shqiptarin në arrest shtëpie, shkruan panorama. Përveç kësaj, policia raportoi incidentin në departamentin që ka lëshuar për shqiptarin lejen e qëndrimit, me qëllim revokimin e lejes për të qëndruar në Itali./a.k











