• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skraparlliu shekullor Qemal Bego dhe Xhevahir Asllani në Mollas të Sulovës…

by Kristo Mërtiri
05/11/2023 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kristo Mërtiri

Pranë Stadiumit kombëtar që njerëzia e thërret ende me emrin e ndritur të heroit Qemal Stafa, në një apartament të thjeshtë, gjatë fundtetorit befas gurgulloi një gëzim e mall i vecantë. Ashtu lehtë e pa zhurmë, gurgulloi edhe kënga partizane për lule djemtë e vajzat e nënave që falën jetën e tyre në lule të jetës. E falën për Lirinë dhe Demokracinë e Atdheut të robëruar. Nuk ishte thjesht sebep a festë intime familjare. 97 vjecari Qemal Bego(gati vërsnik me simbolin e pavdekshëm të Ditës së Dëshmorëve), priti e përcolli disa Pasardhës Veterani të Kryeqytetit. Në vigjilje të 79 vjetorit të Brigadës së X Sulmuese Partizane ! Brigadë që bashkë me formacione të tjera cliruan Shijakun, Durrësin e Tiranën tonë të dashur. Derdhën gjak e jo fjalime kundër okupatorëve nazifashistë dhe sahanlëpirësve të tyre. Derdhën gjak e hodhën rrënjë në themelet e historisë sonë kapakkuqe ! Por ish partizani 17 vjecar nuk e la deri këtu surprizën e paharruar…

Të nesërmen në mëngjes, veshi kostumin dhe u nis me këmbë. Kryqëzohej me studentët që shkonin nëpër audirorë. I qeshte nuri duke u capitur ngadalë e krenar buzë Bulevardit me emrin më të bukur në botë: Dëshmorët e Kombit. Shkoi në selinë e Komitetit Kombëtar të Veteranëve e Pasardhësve. Takoi e përqafoi mjaft shokë e miq, duke i ftuar në lokalin tepër modest, në katin e parë. “Sot do futen vetëm duart e mija në xhep…Hajdeni të kuvendojmë e të gëzojmë, të kujtojmë të vdekur e të gjallë nga Brigada ime,nga Batalioni e Kompania ime !”. Kaq tha Qemal Bego skraparlliu dhe ca caste iu rrëmbushën sytë dhe zemra. Shtatlart e me kokën lart. Selia e Komitetit, kjo vatër e pashuar atdhetarie e patriotizmi, u ndez shpejt nga bisedat gëzimplote rreth filxhanit të kafesë e ndonjë gote rakie a birre. Pa ceremoni zyrtare e pa salltanete luksoze, por me zemra që rrahin natyrshëm për mëmëdhenë. Larg interesave meskine. Larg cicmiceve e grahmave për kolltuqe e poste të pamerituara. Me idealizëm të kulluar ! Vërshuan urime pa fund për Brigadën dhe përfaqësuesin e saj dinjitoz, të urtë e të mencur, shekullorin e papërkulur, Heroin e Punës së djeshme nëpër Skrapar, Berat e Lushnjë. Vecse në ugaret dhe shtëpitë e Kutallisë, në ish Urën Vajgurore e në Myzeqe, rrëfimet për këtë burrë nuk kanë të sosur. Sot e gjithë ditën. Rrëfime për njeriun punëtor, korrekt e aspak qaraman. Se emri i mirë dhe nderi nuk blihen e as shiten në Pazar. Ish luftëtarët e Batalioneve “Riza Cerova”, “Tefik Lapani” e “Ajet Xhindole”, Qemalin e njohën dhe e respektuan pa vënë brisk në faqe. Por edhe fshatarët e luginës së Shkumbinit, kur do të kapërcehej me cdo kusht lumi i egërsuar nga shirat e vjeshtës së fundit në robëri. Pushtuesit nazistë po linin Elbasanin dhe iu sulën Rrogozhinës. Nuk mund të harrohen as luftimet në Kashar-Vorë-Shijak. A e dini sa partizanë të moshës 14-17 vjecare kishte Brigada ? 30 djem e vajza si yje ! Ra Alush Grepcka, komisari i Batalionit të Dytë. Ra komandanti i Kompanisë, Hasan Vëseshta. Ranë trimat Jorgji Greku, Qani Malinati, Avni Prishta, Shyqyri Faslliu. Ranë me Shqipërinë në sy e në zemër. Ndërsa bashkëluftëtari i tyre, Hajdar Tafa, do të mbetej lapidar 6 vite më vonë, gjatë asgjësimit të një bande kriminelësh në Fan të Mirditës. Ra po në Nëntor…

Në Karbunarë të Myzeqesë, ka 79 vite që vendosen kurora e tufa me lule të freskëta te sheshi ku u krijua Brigada. Veteranë e pasardhës nuk e humbasin toruan nëpër dallgët e pista të Polit(h)ikës pa moral. Dhe nuk është vetëm shekullori Qemal Bego që mbron historinë, Luftën e shenjtë Antifashiste Nacionalclirimtare. Janë mijëra e mijëra Pasardhës me thinja e pa thinja, të rinj e të reja, nipër e mbesa nga Jugu në Veri, me parti e pa parti, që janë e do të jenë të lidhur përjetësisht me të rënët e kombit “për një Botë të Re” pa shtypës e të shtypur. Janë mijëra familje e fise që kanë derdhur gjak e sakrifica për këtë Shqipërizën tonë hallemadhe. Lum kush i nderon këto monumente të gjalla të historisë !

Lakmia, sidomos në ekonominë e tregut, të bën të lig, -thonë shpesh nëpër krahinën e Sulovës.

1997-ta zezonë, vec hatarave të tjera, shkatërroi pa mëshirë edhe muzetë e minimuzetë në qytete e fshatra, lapidarë e memorialë, buste heronjsh dhe shtëpitë baza te të Luftës së Dytë Botërore kundër nazifashizmit. Sa shumë baltë e pluhur u hodh nga pinjollët hakmarrës e inatcorë të shërbëtorëve të pushtuesve ! Pinjollë faqezinj që cuditërisht ngjitën shkallët më të larta të pushtetit vendor e lokal dhe deri në tempullin e Demokracisë, në Parlament. Veteranët e ish komunistët e ndershëm u kërcënuan deri me hanxharë e litarë. Paradoksi ulëritës : Gjithnjë në emër të Lirisë !? Një abuzim llahtarë me shtyllat e Shtetit të së Drejtës. Mirëpo, e drejta e vërtetë dërmon hekur ! Dhe amanetin e të rënëve nuk e tret dheu. Këtë e dinë mirë në Mollas, në qendër të Sulovës. Prandaj u ka hije fjala. Pa bubullima e zhurmë, pa frikë e pëshpërimë, Xhevahir Asllani me shokë i hyri një pune jo pak të mundimëshme, guximtare e frymëzuese. Në katin e parë të Shkollës së Bashkuar “Osman Gjini” gjen edhe dy dhoma të reja, të bukura e plot stenda ku gjëmon historia krahinore dhe ajo kombëtare. Nxënësit kanë kohë që lëndën përkatëse e zhvillojnë atje, ballë për ballë me fotot, shifrat e faktet. Mësojnë e fiksojnë episode të gjalla trimërie e atdhetarie për 15 fshatrat e Sulovës e më gjerë. Që nga shkolla e parë shqipe që u cel mbi një sheull më parë edhe në këto troje buzë lumit Devoll. Troje lavdimbuluar. Mësojnë për bashkëfshatarët tashmë yje të pashuar që luftuan deri në Vishegrad, Prishtinë, Tetovë e kampe përqëndrimi, në Therepel, Gziq, Mirditë e Kukës. Mjaft kryeqytetas të sotëm, ndoshta nuk e dinë ende se Dita e Clirimit të Tiranës erdhi edhe nga gjaku i 4 Dëshmorëve nga Mollasi, ish partizanë në Brigadën e Parë Sulmuese. Emrat dhe vepra e tyre kanë hyrë në këngë e ligjërime, në dasmat dhe gëzimet e sulovarëve. Nga brezi në brez. Ashtu sic i këndojnë aq ëmbël krahinës së tyre të dashur. Një nga këta këngëtarë është edhe Xhevahiri, që Luftën Antifashiste Nacionalclirimtare nuk e heq kurrë nga goja e zemra. Për dy dhomat muze të pajisura me mencuri e dashuri, për përgatitjen e tyre të plotë, ai nuk calltisi nëpër zyra për fonde a tendera. Me shpenzimet e veta realizoi edhe një ëndërr personale, duke bashkëpunuar ngushtë jo vetëm me Veteranët por edhe me Familjet e Dëshmorëve. Të tillë idealistë fjalëmbajtës janë të rrallë në këto kohëra të trazuara. Ndaj u heqim kapelen ! Sic bëri Kastriot Hadëri, nipi i 3 Heronjve nga Labëria, që i dhuroi ca vargje shpirti publikisht dhe e puthi në ballë Xhevahirin…

Të premten, nuk ishte rastësi e rëndomtë seminari përgjithësues nga Kryesia e Komitetit Kombëtar të Veteranëve e Pasardhësve të LANC “Nderi i Kombit”. U mblodhën nga Tirana, Elbasani, Cërriku, Gramshi, Lushnja, Kucova, Peqini, Rrogozhina etj. Erdhën dhjetra veprimtarë e përfaqësues të Familjeve të Dëshmorëve e vendalinj nga Mollasi. Erdhën të nderonin atë punë model për veten dhe të tjerët. Sepse shembulli praktik udhëheq, nxit e frymëzon për hapa të rinj. Larg fjalimeve pa brumë e për lumë, që ushqejnë përgjumjen ose euforinë boshe. Mësimi që jep Xhevahiri me shokë, flet vetë e më tepër se qindra raporte e fjalime burokratike, të ndryshkura e hipokrite . Se politikanët ngjiren e cirren, fryhen e cfryhen nëpër kolltuqe, pa diskutuar hic as për resurset e Agroturizmit dhe të Turizmit në krahinën e mrekullueshme të Sulovës, për njerëzit e urtë e punëtorë të mëdhenj në atë nahije. Po ekranet televizivë ? I ka mbytur e përmbytur Polit(h)ika sherrxheshë e pa veshë ndaj njerëzisë ! Nuk kanë nge të dalin nga Unaza kryeqytetase, nga oborret partiake e të gjykatave të mbushura plot me kamera e mikrofonë. Një kakofoni e frikëshme që transmeton live cdo brockul liderësh e analistësh të pafre, mbirë nëpër studio vezulluese e shurdhuese. “Na morën frymën kronikat partiake, gjyqësore e policore !”, më thoshte i pezmatuar dje një kolegu ynë i vjetër. Taksapaguesit hapin sytë të cmeritur e vështrojnë si të shushatur. Fytyra e Shqipërisë pluraliste nuk është e nuk mund të jetë surrati i 4 a 5 politikanëve nëpër ekrane e gazeta, duke banalizuar edhe transmetimet pa pikë profesionalizmi. Dëmtohet shteti, por coroditet e toksifikohet edhe shoqëria. Ngjarjet historike lihen “përtej Urës së Qabesë” ! Edhe kur kujtohen rrallë, vendin e bisedës “me kripë” e zë balta mallkimtare, pa cituar dosjet, arkivat, muzetë dhe kujtimet e cmuara të veteranëve. Përshembull, më tregoni një televizion privat (përvec RTSH-së), që jep herë pas here filma artistikë a dokumentarë për Rezistencën Antinazifashiste. Trëmben nga pinjollët e bashkëpunëtorëve të okupatorit ? Apo edhe këta të fundit vazhdojnë të përdoren për biznes politik e ekonomik, duke mbajtur në dorë flamurin e telikosur të “antikomunizmit” kallp ?!…

Next Post
Absurdi! Vendosi të ndahej pas 7 vitesh martesë, burri i kërkoi qira

Absurdi! Vendosi të ndahej pas 7 vitesh martesë, burri i kërkoi qira

Comments 1

  1. Alfonsi says:
    2 years ago

    Enuket ju rreferohen kurdohere ketyre historive pa sjell asgje te re por vetem shtojne mashtrimet…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13 dëshmi për Sali Berishën, për lidhjet me Ramiz Alinë, familjen Hoxha dhe Byronë Politike

“2.5 mln shqiptarë në uri kronike”, kur Berisha punoi si mjek në Peshkopi: Hasa sëmundjen e pelagrës!

December 11, 2025
Qeveria emëron Plator Nesturin si Prefekt të Qarkut Vlorë

Drejtuesi i ri i SPAK, Plator Nesturi: Për Berishën do te jetë Klodian Tropolini apo Klodian Braho?

December 11, 2025
Takimi me ish-presidentin, Berisha sulmon Ramiz Alinë: Na tregoi me gisht si halabakë…

Takimi me ish-presidentin, Berisha sulmon Ramiz Alinë: Na tregoi me gisht si halabakë…

December 11, 2025
Berisha replikon me Ballën: Je krimineli më i madh elektoral! Ju garantoj se “Never more”…

Berisha replikon me Ballën: Je krimineli më i madh elektoral! Ju garantoj se “Never more”…

December 11, 2025
Taulant Balla dhe Sali Berisha “përplasen” në Bruksel, zbardhen axhendat e takimeve

Festa e PD, ironizon Balla: Ju gjen 35-vjetori me rezultatin më të dobët edhe se në betejat e Lulit

December 11, 2025
“Kur i humbën mamasë 8 milionë euro, desh vrave veten”, Berisha-Gjiknurit: U harrove, e ke vetë parasysh ti

“Kur i humbën mamasë 8 milionë euro, desh vrave veten”, Berisha-Gjiknurit: U harrove, e ke vetë parasysh ti

December 11, 2025
Berisha: Djali i arteve që u afrua te PD 35 vite më parë nuk duroi dot as disa orë te ne, sot është fatkeqësia më e madhe e kombit

35 vjetori i PD, Berisha: Rama dhe Soros më shpallën non-grata, por sot narkoshteti po shkërmoqet!

December 11, 2025
Pse nuk u zgjodh edhe Drejtori i BKH-së si u Zgjodh K/Prokurori i SPAK?

Pse nuk u zgjodh edhe Drejtori i BKH-së si u Zgjodh K/Prokurori i SPAK?

December 11, 2025
Përplasje në Kuvend -“Të sfidoj, çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve të Çamërisë!” Bido-Berishës: Keni mbështetur njerëz që…

Përplasje në Kuvend -“Të sfidoj, çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve të Çamërisë!” Bido-Berishës: Keni mbështetur njerëz që…

December 11, 2025
Lamallari uron kreun e ri të SPAK: Ministria e Drejtësisë e përkushtuar të ofrojë të gjithë bashkëpunimin institucional

Lamallari uron kreun e ri të SPAK: Ministria e Drejtësisë e përkushtuar të ofrojë të gjithë bashkëpunimin institucional

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In