Kapen në flagrancë 2 shtetasit që dispononin rreth 65 kg Kanabis. Rreth 65 kg Cannabis Sativa është sekuestruar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Berat, në vijim të punës për kontrollin e territorit, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Droga u sekuestrua pas informacioneve të marra në rrugë operative ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve me të dhëna: Denis Jaho, 28 vjeç dhe Juxhino Jaho, 24 vjeç, të dy banues në fshatin Vërzhezhë, Skrapar.
Arrestimi i tyre u bë, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasve të lartpërmendur në fshatin Vërzhezhë, Skrapar u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 65 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva e ndarë në 40 pako.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2 të Kodit Penal.
ma.me