Disa thasë të mbushur me kanabis janë gjetur nga policia e Skraparit në një zonë të pyllëzuar. Lënda narkotike është gjetur në fshatin Ujanik, pas kontrollin të ushtruar nga polcia në vendin e quajtur “Qafa e Qershisë”.
Aksioni u krye në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorine Vendore të Policisë në Berat.
Në një zonë të pyllëzuar në dy vende të ndryshme u zbulua 697 kg kanabis, e futur në thasë.
Pas veprimeve hetimore u arrestua shtetasi Hekuran Musabelliu, i dyshuar si posedues i saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.