• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’kishte zgjidhje tjetër”, Kushtetuesja zbardh vendimin, përse miratoi hartën e re gjyqësore

by A M
09/02/2024 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese zbardhi arsyetimin e vendimit përmes të cilit konfirmoi hartën e re gjyqësore, që reduktoi numrin e gjykatave në vend. Përmes vendimit të shpallur më 27 dhjetor të vitit të shkuar, Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe Komiteti Shqiptar të Helsinkit për shfuqizimin e ligjit që i hapi rrugë shkrirjes së 18 gjykatave.

Kushtetuesja i gjeti të pabazuara pretendimet e avokateve për cënim të lirisë ekonomike, të barazisë para ligjit, apo për të drejtën e aksesit në gjykatë. Në vendimin e arsyetuar, shumica e anëtarëve të Kushtetues vlerësojnë se harta e re gjyqësore rezulton të jetë mjeti me të cilin mund të arrihet përmbushja e kërkesës për efikasitet të sistemit të drejtësisë.

“Referuar akteve të administruara në proces dhe të dhënave e informacioneve që ato përmbajnë, nuk u evidentua ndonjë zgjidhje tjetër e organizimit gjyqësor që të mund të ishte në të njëjtën mënyrë efektive për përmbushjen e qëllimit të synuar. Në këto kushte, Gjykata vlerëson se masa e kundërshtuar plotëson edhe kërkesën e të qenit e domosdoshme”.

Sipas Kushtetueses, nga të dhënat e paraqitura në proces, nuk është vënë re që rikonfigurimi i gjykatave të ketë dekurajuar qytetarët që i drejtohen gjykatës.

“Të dhënat statistikore të paraqitura në gjykim nga subjekti i interesuar, KLGJ-ja, që i referohen së njëjtës periudhë kohore përpara dhe pas zbatimit të hartës sëre gjyqësore, janë të krahasueshme dhe tregojnë se nuk ka pasur regres në drejtim të aksesit në gjykatë, pra në drejtim të kërkesave të paraqitura (padi apo ankime në gjykatat më të larta)”.

Duke nënvizuar faktin se sipas ligjit harta gjyqësore mund të rishikohet të paktën çdo 5 vjet, gjyqtarët kushtetues argumentonin se individët kanë mundësinë të ushtrojnë të drejtën kushtetuese për akses në gjykatë pavarësisht efekteve të riorganizimit gjyqësor, të cilat, në thelb, nuk e kanë bërë të pamundur ushtrimin e kësaj të drejte.

/a.d

Next Post
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

“Deklarata e Dumanit në Shkodër trembi shumë njerëz”, Vangjeli: E dinë që…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kishte fshehur kokainë te matësi i energjisë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Kishte fshehur kokainë te matësi i energjisë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

February 26, 2026
“Berisha po konsumon kohën e tjetrit”, Dashamir Shehi: Ka djegur dhjetëra gjenerata brenda PD-së

“Berisha po konsumon kohën e tjetrit”, Dashamir Shehi: Ka djegur dhjetëra gjenerata brenda PD-së

February 26, 2026
Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

February 26, 2026
Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

February 26, 2026
Bashkia e Tiranës zgjeron programin e mbështetjes sociale, Ristani: 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

Bashkia e Tiranës zgjeron programin e mbështetjes sociale, Ristani: 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

February 26, 2026
Ministri Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake, në maj nis Shkolla e Aviacionit dhe uniformat e para ‘Made in Albania’

Ministri Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake, në maj nis Shkolla e Aviacionit dhe uniformat e para ‘Made in Albania’

February 26, 2026
Tërheqja e valës së inflacionit, BSH mund të ulë normën e interesit, kreditë në lekë më të lira

Kursimet në lekë, rritje rekord/ BSH: Në janar u zgjeruan me 26 miliardë lekë

February 26, 2026
Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

February 26, 2026
Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Metën, në 5 mars vendimi për kalimin ose jo të çështjes në gjykim

Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Metën, në 5 mars vendimi për kalimin ose jo të çështjes në gjykim

February 26, 2026
Gjykata e Posaçme e liroi nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën! Ish-ministri do gjykohet i lirë

Gjykata e Posaçme e liroi nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën! Ish-ministri do gjykohet i lirë

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In