• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’kishte armiq”/ Flasin fëmijët e Shefkiut që ia gjetën trupin copa-copa në kanal: Babai nuk shkonte as lokaleve

by Java News
06/08/2022 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të gjetur vrasësin e Shefki Kurtit, hetuesit duhet të gjejnë përgjigjet e këtyre dy pyetjeve themelore: pse dhe ku u vra i moshuari? Ndërsa hetimet po vazhdojnë në shtëpinë e tij, aq dhe bashkëshortja e tij Nadire është detyruar që të shkojë të jetojë me të birin derisa të gjendet ajo që po kërkohet.

Le të flasim për gjurmët. Copëtimi i një kufome shkakton gjakderdhje të madhe, ndaj dhe është e pamundur që vrasësi ta pastronte kaq mirë vendin duke mos lënë asnjë shenjë. Në fillim u duk se ishte kryer në një mënyrë shumë të vrazhdë, pra nga një dorë që nuk duket eksperte. Vrasësi as nuk u përpoq të hiqte qafe pjesët më të dallueshme të viktimës, siç bëjnë zakonisht vrasësit me përvojë. Kjo pasi u gjet koka dhe një copë trupi me tatuazh, gjë që lë të kuptohet identiteti i viktimës.

Megjithatë, ende nuk mund të gjendet vendi i saktë ku është kryer një vrasje kaq e tmerrshme. Sipas fëmijëve të tij, Arbeni i njohur si Benni dhe Alketa, i ati i tyre nuk kishte armiq. Megjithatë dikush, në realitet, duhet ta ketë urryer shumë Shefki Kurtin. Duke e urryer deri në atë pikë sa ta vriste pa mëshirë, duke bërë kërdi me kufomën e tij dhe më pas duke e hedhur trupin e tij në një kanal, me shpresën se nuk do të gjendej kurrë. Autopsia zbuloi edhe armën e vrasjes dhe atë të përdorur për asgjësimin e trupit. Duke pasur parasysh prerjet e pastra, mund të jetë edhe një sharrë rrethore.

Por deri tani nuk ka asnjë të dyshuar. Sipas autoriteteve, Kurti kur është larguar nga banesa nuk e ka marrë me vete celularin. Edhe makinën e kishte në garazh. Autoritetet po hetojnë financat e familjes, për të zbuluar nëse kanë ndonjë borxh. Sipas hetimeve çifti i të moshuarve jetonin me një pension prej 1 mijë Eurosh në muaj, por nuk kanë pasur problematika nga ana financiare.

Shefki Kurti kishte shkuar në Itali në vitin 1991 së bashku me gruan dhe dy fëmijët e vegjël. Ai ishte nga Durrësi. Pasi kishte mbërritur në shtetin italian, u vendos në Villanova del Ghebo dhe filloi të punonte në ndërtim. Njerëzit e kanë përshkruar si burrë të denjë, dhe ndaj tij nuk ka pasur kurrë asnjë ankesë. Shtëpinë ku jetonte me gruan e kishte blerë para disa vitesh me sakrifica të mëdha dhe aty ka rritur dy fëmijët e tij, Alketën dhe Arbenin.

Vajza prej disa vitesh jeton në Zvicër me familjen e saj, por është kthyer menjëherë kur ka marrë vesh për tragjedinë. Djali, Arbeni, provoi fatin e tij në botën e argëtimit. Pas një karriere si DJ ai mori nën menaxhim një lokal. Një aktivitet që kërkonte një investim të mirë, por Covid i ka prishur të gjitha planet. Tani djali jeton me familjen e tij në Masi, në zonën e Padovës.

“Nuk u dhamë asnjë pistë karabinierëve. Babai im nuk kishte njeri që i donte të keqen, nuk shkonte as lokaleve”, janë shprehur dy fëmijët të cilët kanë kërkuar nga mediat italiane që të lihen të qetë pas kësaj tragjedie./ ilgazzettino.it

g.kosovari

Next Post
Vdekja misterioze e tij mund t’i hedhë “benzinë zjarrit”/ Njeriu kryesor i prodhimit të raketave gjendet i pajetë në një dhomë hoteli

Vdekja misterioze e tij mund t’i hedhë “benzinë zjarrit”/ Njeriu kryesor i prodhimit të raketave gjendet i pajetë në një dhomë hoteli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In