• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

S’kishin firmat e nevojshme, Kryesia e Keshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës për thirrjen urgjente të mbledhjes

by Java News
23/04/2024 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka sqaruar sot se arsyeja e rrëzimit të kërkesave të paraqitura nga përfaqësuesit e opozitës në lidhje me zhvillimin e një mbledhje urgjente të këtij këshilli, ka ardhur si pasoje e mungeses se firmave të nevojshme.

Në faqen zyrtare të Këshillit Bashkiak thuhet se kërkesat e paraqitura nuk përmbanin numrin e firmave minimale të kërkuara nga rregullorja për thirrjen e një mbledhje jashtë radhe të Këshillit Bashkiak. “Mbledhja e kryesisë së këshillit bashkiak Tiranë e zhvilluar më datë 22 prill, ora 17:00 në përfundim të diskutimeve vendosi rrëzimin e kërkesave të paraqitura nga përfaqësuesit e pakicës në këshillin bashkiak në lidhje me zhvillimin e një mbledhje urgjente të këtij këshilli. Kërkesat e paraqitura nga përfaqësuesit e pakicës në këshillin bashkiak Tiranë nuk plotësonin kriteret e nenit 22, shkronja “b” të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Tiranë”, ku përcaktohet se këshilli mblidhet jashtë radhe me kërkesën e 1/3 të anëtarëve të tij. Kërkesat e paraqitura nuk përmbanin numrin e nënshkrimeve të kërkuar nga rregullorja për thirrjen e një mbledhje jashtë radhe të këshillit bashkiak”, thuhet në njoftim.

Kryesia e Këshillit Bashkiak vendosi gjithashtu rrëzimin e kërkesës për ngritjen e një komisioni hetimor për emërimet në Bashkinë e Tiranës dhe auditin e brendshëm të saj.
Në njoftimin e Këshillit Bashkiak nënvizohet se në përputhje me parashikimet e rregullores së këshillit bashkiak, ky këshill mund të krijojë vetëm komisione të përkohshme pune studimore ose për përgatitje projektvendimesh në fusha të caktuara që i shërbejnë interesit publik vendor, duke e nxjerr jashtë parashikimeve ligjore kërkesën e paraqitur nga anëtarët e opozitës në këshillin bashkiak.

“Këshilltarët e grupit të Partisë Socialiste shprehën mbështetjen për punën e organit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke ftuar edhe përfaqësuesit e grupeve të opozitës të mbështesin publikisht dhe inkurajuar hetimet e mëtejshme dhe të mos ndërhyjnë në kompetencat e organeve të specializuara në luftën kundër korrupsionit. Propozim ky i cili nuk gjeti mbështetje nga përfaqësuesit e tjerë të grupeve politike në kryesinë e këshillit bashkiak”, thuhet në njoftimin zyrtar të Këshillit Bashkiak./m.j

Next Post
“RAI 3 emision skandaloz”, Rama: Sekretari i përgjithshëm, Agaçi, viktimë e një agresioni të pashembullt

“RAI 3 emision skandaloz”, Rama: Sekretari i përgjithshëm, Agaçi, viktimë e një agresioni të pashembullt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In