• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skicë/ Deputeti

by Java News
06/11/2023 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Tomorr Shpiragu

Fshati kufitar i Deputetit ishte më i varfëri i zonës.

Në fisin e tij kishte vetëm një dhi.

Nga qumështi i dhisë ushqehej e gjithë familja.
Në shtëpinë e tyre të binte miu, thyente kokën.

Duke e ditur këtë rrezik, edhe miu ishte i vetëpërmbajtshëm kur mendonte se mund të shkonte për të gjuajtur në atë shtëpi.

Në rininë e tij të hershme, Deputeti provoi të arratisej për një jetë më të mirë në emigrim, por u kap në kufi dhe nuk ia doli dot.

Regjimi ende nuk kishte rënë, demokracia ende nuk kishte ardhur.

Meqenëse nuk ia doli dot jashtë, nisi të merret me politikë brenda kur të gjithë filluan të merren me këtë zanat.

Kur demokracia erdhi, Deputeti s’vajti asnjë ditë të shkollë, por, pas disa, vitesh u bë mjek.

Nuk punoi asnjë ditë në profesion, nuk shkoi asnjë orë në specializim, nuk ndoqi asnjë minutë leksion, asnjë sekondë seminar, asnjë praktikë, dhe një ditë e pa veten Doktor të specializuar.

Pastaj Deputeti u mor me partinë edhe më fortë, edhe më shumë, edhe më ngutshëm, edhe më ethshëm, edhe më me intesitet, edhe më me seriozitet.

E nisi nga më e vështira, nga më pak e vlerësuara, nga prapavija, nga ngritja e podiumeve dhe përgatitja e takimeve elektorale.

Ngrinte skela, mbante foni, rregullonte mikrofona, karrige, banderola, flamuj…

Në diell e në shi, Deputeti ishte i kudogjendur.

Deputeti shfaqte një besnikëri të madhe ndaj ‘atij Burrit’, siç edhe Deputeti e quante.

Si pasojë e besnikërisë, kur partia erdhi në pushtet, si fillim, Deputetit  për një kohë të gjatë iu varën në qafë çelësat e selisë.

Çdo emërim i partisë kalonte nga filtri i Deputetit që rrinte natë e ditë te selia.

Përveç Deputetit, gjatë qeverisjes, aty s’kishte drejtues tjetër.

Deputetit iu dha pushtet i pakufishëm.

Me ardhjen e pushtetit, i erdhën edhe të mirat materiale më të mëdha.

Pasuria i erdhi Deputetit njëkohësisht me pushtetin që i dha “ai Burri”.

Pasi qëndroi një kohë të gjatë te selia dhe u kujdes që çdo emërim të kalonte nga zyra e Deputetit te partia, një ditë Deputeti u emërua ministër.

Kishte tre badigardë Deputeti, dy që e shoqëronin prapa dhe një para.

Atë që Deputeti kishte bërë me “atë Burrin”, po e bënin këta burrat e tjerë me Deputetin.

Arsyeja e këtij emërimi nuk u mor vesh asnjëherë në ishte serioze dhe e vërtetë apo ishte ‘hakmarrje’ e një rubrike humoristike në një gazetë kundërshtare me “atë Burrin”, që e kishte shndërruar Deputetin në personazh dhe kishte paralajmëruar vite më parë emërimin e rëndësishëm të Deputetit.

Gjatë kësaj kohe, si fillim, Deputeti bleu me kredi një Range Rover të fundit, pastaj nga llogaria e bashkëshortes një hyrje pallati në qendër të Tiranës, më pas nga trashëgimia e të atit një garazh për makinën e shtrenjtë, pastaj një vilë në Gji të Lalzit si dhuratë e trashëguar nga pronat e fisit në fshatin kufitar, pastaj hapi disa llogari bankare rrjedhëse, vijoi me disa prona në bregdet trashëguar nga famija e gruas, disa lokale dhe biznese në kryeqytet nga një kushëri në emigrim… Njëkohësisht, gjatë kësaj kohe, Deputeti mori edhe një shtëpi si i pastrehë nga Enti i Banesave.

Kur një ditë nëntor Deputetit iu kujtua dhia në fshat, miu që binte në shtëpinë e tyre dhe thyente qafën, tundi kokën duke e kthyer pakëz anësh, ngriti njërën vetull, me dorën e majtë bëri me gishtin tregues, ndërsa të djathtën e ktheu gjysmë anësh, pa nga Sali Berisha dhe kapërceu kangjellat e Kuvendit.

Next Post
Dokumenti/ Zbardhet shkresa e Kuvendit për Gardën: Deputetët e përjashtuar, jo pjesë e aktiviteteve parlamentare

Dokumenti/ Zbardhet shkresa e Kuvendit për Gardën: Deputetët e përjashtuar, jo pjesë e aktiviteteve parlamentare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

June 14, 2026
Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

Botërori 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

June 14, 2026
Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

Gonxhja: Protestat po dëmtojnë turizmin, operatorët raportojnë shqetësim nga turistët e huaj

June 14, 2026
FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

June 14, 2026
Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

June 14, 2026
Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

June 14, 2026
Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

June 14, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

35-vjetori i PS-së, analisti: Ka bërë ndryshime kolosale, është kthyer në forcën kryesore qeverisëse

June 14, 2026
“Epsteini” ynë

Mos i këshilloni ata që kanë dalë në protestë

June 14, 2026
“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In