• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Skicat e korrikut 1944, si u dizenjuan uniformat e partizanëve

by A R
17/11/2019 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deri në verën e 1944, Ushtria Nacional Çlirimtare nuk kishte ende uniformat e saj, apo gradat dhe shenjat dalluese të drejtuesve të çdo strukture ushtarake.

Dhe, në mesin e korrikut tëkëtij viti, pra pak para fundit të luftës, drejtuesit e nacionalçlirimtares deklaronin se dizenjimet e këtyre gradave dhe shenjave ishin bërë gati dhe se çdo strukturë duhej t’i kishte me çdo kusht.

Në një prej dosjeve të Shabit të Përgjithshëm ruhen  pikërisht këto dizenjime të gradave dhe shenjave të ndryshme të hierarkisë që do të përdorte ushtria.

Një qarkore e shpërndarë nga Shtabi i Përgjithshëm, shpjegonte imtësisht se si ishin ndarë nga ana hierarkike gradat dhe shenjat dhe se si do t’i mbante secili përgjegjës.

Më poshtë e sjellim të plotë tekstin e kësaj qarkoreje, sikurse edhe skicimet e gradave dhe shenjave.

Komanda e përgjithshme e ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare

Nr.104

Zonë e lirë më 16 /7/1944

Qarkore

Gjithë shtabeve të ushtirsë Nacional Çlirimtare

Po ju dërgojmë modelet e gradave  dhe të shenjave të ndryshme  të gjerarqisë që do të përdoren në Ushtrinë  Nacional-Çlirimtare.

Modeli Nr.1 përmban  modele të gradave të ndryshme të gjerarqisë ushtarake (oficera).

Modeli nr.2 përmban shenja dalluese të ndryshme të gjerarqisë politike (komisarë dhe zëvendës komisarë).

Modeli nr.3 përmban shenjat e komandave të ndryshme. Oficerat përveç gradavet përkatëse, kur kanë edhe komandën e një reparti mbajnë edhe shenjën që tregon se çfarë reparti komandojnë dhe a janë komandanta apo nënkomandanta të këtij reparti.)

Modeli nr.4 tregon vendin se ku do të vendosen këto grada e shenja dhe gradat e nënoficerave dhe të tetarëve.

Gradat dhe shenjat janë vizatuar në madhësi naturale dhe me ngjyrën që duhet të kenë.

Oficerët e graduar duhet të  vënë sa më parë gradat dhe shenjat e komandës.

Oficerave të cilëve nuk u ka dalë gradimi pse shtabet nuk kanë  paraqitur biografitë ende dhe nënoficerat do të presin derisa  tu dalë gradimi.

Komisarët dhe zëvendëskomisarët duhet të vënë shenjat pa pritur urdhër tjetër.

Vdekje fashizmit  -Liri Popullit

Kryetari i shtabit madhor, General Major Spiro Moisiu.

Next Post
Dyshonte se e tradhëtonte, gruaja i kafshon burrit organin gjenital

Dyshonte se e tradhëtonte, gruaja i kafshon burrit organin gjenital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori Gonzato: IBAR, vlerësim pozitiv për Shqipërinë!

Ambasadori Gonzato: IBAR, vlerësim pozitiv për Shqipërinë!

May 9, 2026
Mustafa Nano: Berisha mblodhi dy mijë veta për hallet e tij, pse pak janë…

Mustafa Nano: Berisha mblodhi dy mijë veta për hallet e tij, pse pak janë…

May 9, 2026
SHBA sulmon anijen e dyshuar për drogë në Paqësor, raportohen dy viktima

SHBA sulmon anijen e dyshuar për drogë në Paqësor, raportohen dy viktima

May 9, 2026
Dita e Europës, Rama me Gonzaton: Kush thotë se negociatat janë bllokuar, shet ajër!

Dita e Europës, Rama me Gonzaton: Kush thotë se negociatat janë bllokuar, shet ajër!

May 9, 2026
Rama krah ambasadorit Gonzato: Europa për ne mbetet tokë e premtuar!

Rama krah ambasadorit Gonzato: Europa për ne mbetet tokë e premtuar!

May 9, 2026
Kujtim Laro, kompozitori që i dha shpirt dhe emocion filmave shqiptarë

Kujtim Laro, kompozitori që i dha shpirt dhe emocion filmave shqiptarë

May 9, 2026
Ambasadori i BE dorëzon progres raportin për Shqipërinë: KE, gati t’ju mbështesë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027

Anëtarësimi në BE, Gonzato: Shqipëria po investon në një të ardhme të sigurt!

May 9, 2026
“Për çfarë i duhet vula Berishës?”, Bejko: Apeli nuk ktheu përgjigje se cili nga dy kuvendet ishte i ligjshëm

Bejko godet opozitën: PD nuk është më kërcënim për qeverinë

May 9, 2026
Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Ishin në kërkim ndërkombëtar, arrestohen 2 persona. Ekstradohet një tjetër nga Britania

May 9, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Një ditë i mbështjellë me mjerimin e gjykatave shqiptare

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In