• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skënderbeu vendos 30 autobusa falas për tifozët në ndeshjen me Yang Boys.

by Java News
28/09/2017 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 

Skënderbeu do të luajë takimin e dytë të grupeve të Europa Ligës dhe të parin për këtë edicion në fushën e vet ndaj ekipit zviceran, Jang Bojs. Sigurisht, në një përballje të tillë bardhekuqtë kërkojnë më shumë se kurrë mbështetjen e tifozëve.

Për të pasur sa më shumë tifozë të pranishëm në stadium, klubi ka menduar edhe një herë të vendosë autobusë pa limit nga Korça në drejtim të Elbasanit. Burime të “Panorama Sport” në klub konfirmojnë se janë gati 30 autobusë që do të nisen drejt Elbasanit, në bazë të kërkesave të tifozëve.

Natyrisht, në një situatë të tillë, kur ndeshja zhvillohet në orën 21:05, edhe nisja është programuar të bëhet në orën 16:00 para stadiumit “Skënderbeu”. Vetë klubi ka vendosur të bëjë thirrje për praninë e sa më shumë tifozëve në një ndeshje të rëndësishme, ku skuadra do të kërkojë të marrë maksimumin, pasi presidenti Ardjan Takaj ka paralajmëruar që synimi këtë edicion është të kalohet edhe faza e grupeve.

Mësohet se deri dje në mbrëmje ishin shitur gjithsej 4 mijë bileta, një shifër e konsiderueshme kur bëhet fjalë për emrin e kundërshtarit, por edhe për faktin se sot është e enjte dhe ndeshja në një orar kaq të vonë nuk i favorizon tifozët që do të vijnë nga Korça.

ma.me

Next Post
“Kujt i vendos gjobë, të q*…”, shoferi kërcënon me thikë policin

FIER/ Merr makinën me qira dhe nuk e kthen, prangoset mashtruesi, Romarjo Çepele

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com