• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Skënderbeu sot për historinë, Milsamit i duhet mrekullia në “Elbasan Arena”

by
05/08/2015 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skënderbeu sot për historinë, Milsamit i duhet mrekullia në “Elbasan Arena”

Skënderbeu do të luaj sot në mbrëmje në “Elbasan Arena”, ndeshjen e kthimit me Milsamin, në kuadër të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve.

Skuadra korçare është një hap larg historisë. Bardhekuqtë e Mirel Josës pasi fituan 2-0 në Moldavi, falë një dygolëshi të Salihit, tashmë i duhet vetëm të administrojnë rezultatin për t’u kualifikuar në turin tjetër, atë të Play Off, çka do të thoshte një hap larg fazës së grupeve dhe zyrtarizimin e pjesëmarrjes së Skënderbeut në fazën e grupeve të Europa Ligë.

Në këtë betejë, tifozeria ka një pjesë të rëndësishme të suksesit dhe për këtë arsye mbi 15 autobuzë janë vendosur në dispozicion nga klubi për të transportuar sportdashësit korçarë nga qyteti i serenatave në Elbasan, për ta pikturuar qytetin e ballokumeve me ngjyra feste.

Për të mos u përsëritur incidentet e ndodhura në takimin mes Kukësit dhe Legias së Varshavës, Presidenti Ardjan Takaj ka kërkuar nga Policia e Elbasanit kontrolle ekstreme dhe masa maksimale për mbarëvajtjen e takimit. Gjithashtu, presidenti i korçarëve ka pajtuar një agjenci sigurimi, e cila do të mundësojë rreth 300 stjuard në stadium për të mbikqyrur tifozerinë gjatë zhvillimit të takimit.

Në “teatrin” ku do të marrë jetë beteja mes Skënderbeut dhe Kukësit, Mirel Josa nuk do të ketë të disponueshëm, Latifin, i cili është ndaluar në seancën stërvitore të së hënës nga një kontraktim muskulor. Mungesa e Latifit e detyron trajnerin Mirel Josa të bëjë ndryshime në formacion, duke kthyer në 11-shen titullarë Gerhard Prognin, po pa ndryshuar rreshtimin e skuadrës. Në krahun e majtë të mbrojtjes, në mungesë të të pezulluarit Arapi do të aktivizohet Eskuardinja, ndërsa në qendër, ku mungon Tefik Osmani, do të luajë Jashanica.

Tashmë gjithçka është gati në të dyja kampet dhe pritet vetëm ora e nisjes së takimit, 20:45, që të gjithë shqiptarët të bashkohen rreth skuadrës që përfaqëson qytetin e serenatave dhe që nga nesër do të mbahet mend qyteti, skuadra e të cilës preku për herë të parë ëndrrën europiane në vendin tonë.

/ATA

Next Post

8 rekordet më të çmendura të seksit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In