• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skënderbeu, sot dita e gjykimit nga UEFA

by Aalison Pearse Stevens
01/06/2016 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klubi i Skënderbeut po kalon momente ankthi, para se të mësojë fatin e tij nga UEFA, shkruan Panorama Sport. Bëhet fjalë për një vendim jetik, pasi flitet për vazhdimësinë në majat e fundit europian, apo një tronditje e thellë e klubit korçar. Tani që janë zhvilluar të gjitha seancat dëgjimore, si me njohjen e drejtuesve të klubit shqiptar me provat, ashtu edhe me pretendimet e tyre, ditën e sotme është paralajmëruar se do të merret një vendim.

Çfarë pritet – UEFA ka ngritur akuza të rënda për klubin e Skënderbeut (trukim) dhe, në rast se arrin t’i faktojë, dënimi do të jetë shkatërrues, duke përfshirë disa vite përjashtim nga kompeticionet europiane. Por, sapo organi drejtues i futbollit europian të marrë një vendim, të nesërmen parashikohet të mblidhet Komisioni i Etikës së FSHF-së që gjithashtu të marrë një dënim të rëndë. Gjatë procesit mësohet se UEFA ka paraqitur si prova analizën e specialistëve të basteve për shkak të luhatjeve të mëdha, shifrave të mëdha që janë fituar, por edhe numrin e lartë të ndeshjeve të dyshuara. Ka pasur raporte nga delegatë, arbitra apo zyrtarë të tjerë në takimet që janë akuzuar.

Duke iu referuar precedentëve, mbi të gjitha rastit të klubit maqedonas të Pobedës, UEFA e dënoi, jo vetëm prej këtyre raporteve, por duke iu referuar edhe një dëshmie anonime, për të cilën pati shumë dyshime se ishte fiktive.

Besimi i Skënderbeut – Drejtuesit e klubit kanë këmbëngulur në pafajësi, pasi, sipas tyre, nuk ka asnjë përgjim apo një provë konkrete që të implikojë dhe të faktojë përfshirjen në paracaktimin e rezultatit. Sipas tyre, provat e paraqitura në proces janë rrethanore dhe aspak të vlefshme për të marrë një dënim. Duhet kujtuar se ka edhe raste të mëparshme kur UEFA ka aluduar me klubet shqiptare. Saktë- sisht për ndeshjen e Vllaznisë dhe Tiranës në Europë, por nga ai hetim nuk pati asnjë përfundim ku të merrej një dënim. Gjithsesi, ndryshimi me rastin konkret është se procesi ka qenë më i gjatë, me dëshmi dhe disa seanca. Njësoj si në rastin e Pobedës maqedonase, e cila në fund u përjashtua 8 vite nga kompeticionet europiane, dhe u dënua përjetë presidenti e kapiteni i ekipit. Pikëpyetja te Korça është: A kanë prova për ta dënuar?! Ankth që merr përgjigje sot…

P.Sport/d.i.

Next Post

PD: Propaganda synon të mbulojë krizën e thellë ekonomike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In