• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Skënderbeu në histori, tashmë play off-et e Ligës së kampionëve

by
06/08/2015 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skënderbeu është e para skuadër në historinë e futbollit Shqiptarë që ka mbërritur në fazën e play off-it në Ligën e Kampionëve. Korçarët mundën me rezultatin 2-0 Milsamin në “Elbasan Arena” duke ripërsëritur suksesin e arritur në Moldavi në ndeshjen e parë të turit të tretë eliminatorë, luatjur dy javë më parë.

Ky rezultat do të thotë pjesëmarrje direktë në fazën e grupeve në Europa Ligë, në rastin më të keq, teksa rasti idaeal do të ishte kualifikimi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra nga Korça arriti jo vetëm të administrojë rezultatin, por të marrë dhe një fitore të dytë ndaj Milsamit. Moldavët u dukën shumë të vegjël karshi kampionëve shqiptarë, që jo vetëm administruan lojën, por ditën të shfrytëzojnë mirë të gjithë hapësirat e nevojshme për të gjetur dhe avantazhin.

Skënderbeu vinte në këtë përballje pas fitores në Moldavi me rezultatin 2-0. Ndeshja për shkak të arsyeve të sigurisë u vendos të luhej në “Elbasan Arena”, që shumë shpejt u kthye dhe në teatrin e festës së bardhekuqve.

skenderbeu-21

Takimi nisi nën një atmosferë feste. Shënimi i golit të parë në minutën e 16-të nga Hamdi Salihi, ishte thjesht ftesa e parë për festën që gumëzhinte në venat e tifozëve korçarë.

Pjesa e dytë nisi dhe më vrullshëm për korçarët, që ende pa numëruar 10 minuta nga fraksioni i dytë i lojës gjetën dhe golin e dytë, atë të mbylljes së lojës dhe shpresave të kundërshtarëve, të cilët ishin tashmë të dorëzuar që prej minutës së 16-të.

Autor i golit të dytë ishte Gerhard Progni, i cili i dha start festës së vendasve. Pjesa tjetër e lojës ishte thjesht një formalitet, me djemtë e Mirel Josës që tentuan të shënonin edhe golin e tretë, por nuk ja arritën qëllimit dhe rezultatin final i dy takimeve ishte 4-0, ku tre prej golave u shënuan nga Hamdi Salihi.

Next Post

Aksident në Gjirokastër, vdes specialisti i Krimeve të Rënda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com