Skënderbeu është e para skuadër në historinë e futbollit Shqiptarë që ka mbërritur në fazën e play off-it në Ligën e Kampionëve. Korçarët mundën me rezultatin 2-0 Milsamin në “Elbasan Arena” duke ripërsëritur suksesin e arritur në Moldavi në ndeshjen e parë të turit të tretë eliminatorë, luatjur dy javë më parë.
Ky rezultat do të thotë pjesëmarrje direktë në fazën e grupeve në Europa Ligë, në rastin më të keq, teksa rasti idaeal do të ishte kualifikimi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Skuadra nga Korça arriti jo vetëm të administrojë rezultatin, por të marrë dhe një fitore të dytë ndaj Milsamit. Moldavët u dukën shumë të vegjël karshi kampionëve shqiptarë, që jo vetëm administruan lojën, por ditën të shfrytëzojnë mirë të gjithë hapësirat e nevojshme për të gjetur dhe avantazhin.
Skënderbeu vinte në këtë përballje pas fitores në Moldavi me rezultatin 2-0. Ndeshja për shkak të arsyeve të sigurisë u vendos të luhej në “Elbasan Arena”, që shumë shpejt u kthye dhe në teatrin e festës së bardhekuqve.
Takimi nisi nën një atmosferë feste. Shënimi i golit të parë në minutën e 16-të nga Hamdi Salihi, ishte thjesht ftesa e parë për festën që gumëzhinte në venat e tifozëve korçarë.
Pjesa e dytë nisi dhe më vrullshëm për korçarët, që ende pa numëruar 10 minuta nga fraksioni i dytë i lojës gjetën dhe golin e dytë, atë të mbylljes së lojës dhe shpresave të kundërshtarëve, të cilët ishin tashmë të dorëzuar që prej minutës së 16-të.
Autor i golit të dytë ishte Gerhard Progni, i cili i dha start festës së vendasve. Pjesa tjetër e lojës ishte thjesht një formalitet, me djemtë e Mirel Josës që tentuan të shënonin edhe golin e tretë, por nuk ja arritën qëllimit dhe rezultatin final i dy takimeve ishte 4-0, ku tre prej golave u shënuan nga Hamdi Salihi.










