Skënderbeu edhe pse nuk luajti keq, doli pa pikë nga ndeshja e fundit në grup në kuadër të Europa League.
Ekipi korçar u mund me shifrat 1-2 përballë zviceranëve të Yong Boys në transfertë, duke zbritur në vendin e 4-t dhe të fundit në grup me 5 pikë.
Edhe pse korçarët kaluan në avantazh, zviceranët përmbysën gjithçka duke rrëmbyer vendin e 3-t në grup që gjithsesi vlen vetëm për statistika pasi të dy ekipet eliminohen.
I pafat Skënderbeu që pësoi golin e humbjes në minutën e 6-të shtesë.
***
Skënderbeu po luan ndeshjen e fundit në fazën e grupeve të “Europa League” kundër Young Boys dhe të fundit në këtë kompeticion pasi pavarësisht çdo rezultati korçarët nuk i kanë pikët e duhura për të vazhduar më tej. Edhe pse në dukje është një përballje jo me interesin që jemi mësuar gjithmonë kjo nuk është e vërtetë pasi prestigji i një fitoreje në fushë kundërshtare dhe përfitimi në rast triumfi është shumë i madh.
Trajneri Ilir Daja është i detyruar të luajë pa një sulmues të mirëfilltë pasi Xhejms mungon për shkak të mos pajisjes në kohë me vizë dhe dy sulmuesit e tjerë, Soëe dhe Nespor, janë të padispunueshëm.

Minutë pas Minute
96′ Assale përmbys shifrat për vendasit, 2-1
80′ Lilaj rrëzohet në zonë, dhe pretendon për 11-metërsh, por asgjë pë arbitrin.
76’ Largohet nga fusha Demte, në lojë Taku.
75’ Gavazaj godet pas një depërtimi nga krahu i djathtë i sulmit, por portieri Volfli shpëton mrekullisht.
73’ Karton i verdhë për Horo, pas një ndërhyrje të parregullt nga mbrapa ndaj Lilajt.
72’ Daja kryen zëvendësimin e parë. Largohet Sahiti, në fushë Osmani.
69’ Përsëri Shehi vendimtar. Nsame godet pas një topi të marrë nga Tekseira, por ai ruan përsëri barazimin.
67’ Demte rrëmben një top nga një pasiguri e mbrojtjes së Jang Bojs, por mbyllet menjëherë dhe nuk arrin të shfrytëzojë një rast të artë.
62’ E njëjta skemë si në golin e parë, Horo godet me kokë pas një harkimi të bukur, por Shehi këtë herë gjendet në pozicion dhe grushton.
55’ Muzaka ka rastin të barazojë, por godet shumë lehtë, dhe portieri Jang Bojs pret.
54′ Hoarau barazon për vendasit pas një goditje perfekte me kokë
52′ Enis Gavazaj zhbllokon shifrat në Bernë, Skënderbeu në avantazh
46′ Nis pjesa e dytë
45+2′ Mbyllet pjesa e parë me shifrat e bardha 0-0
46’ Ngamaleu ka një rast shumë të mirë, teksa futet në zonë i pashqetësuar nga mbrojtja e Skënderbeut, por e largon shumë topin nga këmbët, dhe mbyllet.
45’ 2 minuta shtesë në pjesën e parë.
32′ Godet Shik nga goditja e dënimit, por Shehi pozicional pret.
31’ Ndërhyrje e gabuar nga Aliti në hyrje të zonës. Karton i verdhë edhe për mbrojtësin e Skënderbeut.
25’ Goditja e parë për korçarët, nga Mici, por shumë larg kuadratit.
22’ Sfidë e kujdesshme nga të dyja ekipet deri tani. Skënderbeu dhe Jang Bojs nuk rrezikojnë.
16’ Sahiti kalon bukur në krahun e djathtë, por Jos e ndalon në mënyrë jo të rregull. Ky i fundit ndëshkohet edhe me të verdhë.
4′ Kartoni i parë i verdhë për zviceranët, Ngamaleu.
1′ Nis takimi në Zvicër, Bern
Formacionet Zyrtare
Young Boys: Marco Wölfli (GK), Marco Bürki, Nicolas Moumi Ngamaleu, Jean-Pierre Nsame, Thorsten Schick, Michel Aebischer, Gregory Wüthrich , Pedro Teixeira, Sven Joss, Kevin Mbabu, Guillaume Hoarau (C)
Skënderbeu: Orges Shehi (GK)(C), Gledi Mici, Bajram Jashanica, Fidan Aliti, Enis Gavazaj, Bakary Nimaga, Gjergji Muzaka, Beneyam, Suad Sahiti, Kristi Vangjeli, Sabien Lilaj

Gjyqtar: Lee Evans (Uells)
Asistent: Philip Thomas (UelLs), Ian Bird (Uells)
Gjyqtar i katërt: Daniel Beckett (Uells)