• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Skënderbeu: 300 mijë euro për të rrëzuar UEFA-n, prapaskenat me studion ligjore

by Java News
06/04/2018 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të rrëzuar UEFAn, pas vendimeve që kanë lidhje me trukimet e ndeshjeve, duket si një mision i pamundur. Precedentët janë të tillë, pasi sa herë komisionet juridike të qeverisë europiane të futbollit kanë dënuar klube të ndryshme në Europë për manipulime ndeshjesh, thuajse gjithnjë ia kanë dalë të kenë edhe mbështetjen e KAS-it të Lozanës me lënie në fuqi të vendimeve.

Dënimi i Skënderbeut me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane pas çdo kualifikimi dhe një gjobë të majme prej 1 milion eurosh nuk erdhi si një rrufe në qiell të hapur për drejtuesit e klubit korçar. Madje, që pas pretencës së inspektorëve të Disiplinës dhe Etikës në UEFA në muajin shkurt, menjëherë Takaj & CO menduan për mbrojtjen që do të bënin në KAS. Ata hoqën dorë nga studioja ligjore italiane që kishin kontraktuar në betejën e humbur të dy viteve më parë në KAS dhe përzgjodhën një zvicerane (më e njohura në shtetin helvet).

SHPENZIMET DHE GARANCIA

Por, çfarë garancish kanë marrë tani drejtuesit e Skënderbeut për të rrëzuar vendimin e UEFA-s ose minimalisht për të pasur një ulje dënimi deri në tri vite? Cila është kostoja e këtij procesi për klubin dhe pse studioja ligjore zvicerane “De PFYFER”, e drejtuar nga avokati Zhan Sedrik Mishel, ka dhënë siguri për fitimin e kësaj beteje ligjore? “Panorama Sport”, nga burime të sigurta pranë klubit korçar, zbardh prapaskenat e klubit me studion zvicerane. “Dosjen e studiuam. Ne jemi të bindur për një mbrojtje perfekte që siguron një ulje drastike të dënimit. Fatura shkon 300 mijë euro. Nëse jeni në gjendje t’u përgjigjeni kërkesave tona, atëherë mund të nisim që tani nga puna”.

Është kjo përgjigjja që mësohet se i ka dhënë klubit korçar që në muajin shkurt studioja ligjore zvicerane. Drejtuesit e Skënderbeut nuk janë menduar dy herë dhe kanë kontraktuar direkt “De PFYFER”. Në kushtet kur gjoba shkon 1 milion dhe dënimi është ekstrem, klubi ka marrë përsipër që të shpenzojë 300 mijë euro vetëm për studion ligjore, në mënyrë që të bëjë një mbrojtje, nga e cila mund të jetë shpresa e madhe. Gjatë kësaj kohe, juristët e klubit, në bashkëpunim me studion zvicerane, janë marrë me përpilimin e dosjes, duke mbledhur fakte dhe prova që do të shërbenin për të bindur Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Masa e paprecedentë (10 vite, si askush më parë) dhe certifikimi i sistemit BFDS kanë bërë që përqendrimi i studios të nisë nga kjo e fundit. Në klubin korçar janë të bindur se argumentet e inspektorëve të Disiplinës nuk janë të bazuara mbi fakte konkrete, qoftë sa u përket përgjimeve të lojtarëve apo zyrtarëve, por edhe transfertave bankare apo të penduarve që mund të ketë në këtë proces. “De PFYFER” po grumbullon materiale që do të bindin KAS-in se lëvizjet e basteve nuk implikojnë zyrtarët dhe klubin e Skënderbeut në tërësi, pavarësisht se indirekt korçarët janë të akuzuarit nga dy inspektorët. Në dosjen e Skënderbeut janë futur edhe deklarata të kundërshtarëve, madje një prej tyre është ajo e ish-trajnerit të Partizanit, Marcio Sampaio, i cili aktualisht është pjesë e stafit teknik të Sportingut të Lisbonës.

Portugezi foli për “Panorama Sport” pak ditë më parë në lidhje me ndeshjen Sporting-Skënderbeu 5-1, e cila është një prej katër ndeshjeve që UEFA e ka cilësuar të trukuar. Në këtë periudhë, korçarët janë marrë jo pak edhe me ata, të cilët mund të quhen “spiunë” në dëm të Skënderbeut në këto 6 vite. Madje, në klubin korçar tregojnë se është përgatitur një fashikull që mund të shkaktojë “tërmet” në opinionin sportiv shqiptar. Gjithçka mbetet për t’u parë, ndërsa shpresa e vetme mbetet KAS-i i Lozanës që, si për ironi të fatit, ishte ai që certifikoi në një- farë mënyre sistemin BFDS, duke lënë në fuqi vendimin për Skënderbeun në vitin 2016. panorama

ma.me

 

Next Post
Deputeti i PS Hyseni: Me akuzat e pabaza për pronat në Dhërmi, PD do që të fshehë 4 ‘tavarishët’

Konflikte dhe lakmi?! Si u bë deputeti Alket Hyseni pronar resorti në Dhërmi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos më lini vetëm”| Pas 2 vitesh, Izraeli nis hetimet për vrasjen e vogëlushes palestineze

“Mos më lini vetëm”| Pas 2 vitesh, Izraeli nis hetimet për vrasjen e vogëlushes palestineze

August 20, 2026
“Nuk hapim dot dritaret” , plehrat e Durrësit grumbullohen në Lagjen 15, banorët ngrihen në protestë

“Nuk hapim dot dritaret” , plehrat e Durrësit grumbullohen në Lagjen 15, banorët ngrihen në protestë

August 20, 2026
Zjarret/ 43 vatra në 24 orë, 10 ende aktive, flakët mbajnë në alarm disa zona të vendit

Zjarri nga Puka përhapet në Mirditë, aktive dy vatra në Kaçinar dhe Përlat

August 20, 2026
Krisje totale me Rafael Leao! Milani tani kërkon 50 milionë euro, Turqia mbetet një hipotezë

Krisje totale me Rafael Leao! Milani tani kërkon 50 milionë euro, Turqia mbetet një hipotezë

August 20, 2026
Territorialja/ Tensione në Këshillin Bashkiak të Maliqit, PS braktisin mbledhjen, qytetari sulmon kryetarin (VIDEO)

Territorialja/ Tensione në Këshillin Bashkiak të Maliqit, PS braktisin mbledhjen, qytetari sulmon kryetarin (VIDEO)

August 20, 2026
“Nuk do të ndalemi”, Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

“Nuk do të ndalemi”, Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

August 20, 2026
Zgjedhja e Genta Bungos në krye të KMD përfundon në Kushtetuese, ish-kandidatja kërkon anulimin e vendimit të Kuvendit

Zgjedhja e Genta Bungos në krye të KMD përfundon në Kushtetuese, ish-kandidatja kërkon anulimin e vendimit të Kuvendit

August 20, 2026
Fundi i miliarderit kinez: Ndërtoi një perandori me borxhe, tani do ta kalojë gjithë jetën në burg

Fundi i miliarderit kinez: Ndërtoi një perandori me borxhe, tani do ta kalojë gjithë jetën në burg

August 20, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Dearborn nuk ishte rastësi, beteja e nëntorit po hyn në territorin e fesë

August 20, 2026
VIDEO / Vijon përçarja e ‘Flamingove’, Progni akuza Dalipit: Shiheni si pijnë hashash dhe kokainë

VIDEO / Vijon përçarja e ‘Flamingove’, Progni akuza Dalipit: Shiheni si pijnë hashash dhe kokainë

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com