• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Skënder Kamberi: GKA është kthyer në një hangar

by Ylli Dylgjeri
11/01/2016 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Piktori Skëndër Kamberi në një intervistë për “Sot” ka qenë i ashpër sa i përket rolit të Ministrisë së Kulturës. Ai mendon se zhvillimi i arteve figurative duket se nuk ka qenë prioritet në institucione. Piktor me 50 vite krijimtari, Skënder Kamberi shprehet se Ministria e Kulturës duhet të mbledhë artistët dhe të organizojë dhe një konsultë me ta, pasi vetëm kështu mund të njihet dhe më mirë mbi problemet e tyre. Kritika piktori i njohur ka dhe në drejtim të asaj që po ndodh në GKA, që sipas tij duhet të ketë në vëmendje që të ekspozojë sa më shumë veprat e fondit dhe jo ti mbajë mbyllur. Skënder Kamberi është “Artist i Merituar” dhe “Piktori i Popullit”. Galeria Kombëtare e Arteve në fonotekën e saj mban me krenari shumë punime të Skënder Kamberit, puna dhe emri i të cilit kapërcyen dhe kufijtë shtetërorë. Ka hapur një sërë ekspozitash në Kajro, Paris, Angli, Stamboll, Itali, Athinë, etj.

Keni qenë ndër artistët e parë që keni reaguar mbi problemin e veprave të fondit të veprave në Galerinë Kombëtare të Arteve?

“Unë këtu kam disa vërejtje serioze. GKA është kthyer në një hangar, jo galeri. GKA është poseduesja e të gjitha vlerave krijuese të pikturës, që i ka në fond brenda dhe që i ka lënë atje, ndryshken, osksidohen dhe dekompozohen. Fondi do kujdes, kërkohet dezinfektimi dhe restaurimi për veprat”.

Por janë problem buxhetet për Galerinë Kombëtare të Arteve?

“Faji është si nga GKA, por dhe nga Ministria e Kulturës. Institucionet duhet të jenë më aktive, të marrin shembull nga Europa. Të vesh në Paris janë disa muze, të artit klasik, realist, modern dhe të gjithë llojet e arteve që i ka në posedim shteti. Dhe shteti madje nga fondet që merr nga klientët fiton jo pak. Të shkosh në Muzeun e Luvrit është vargu i njerëzve në shesh para Piramidës prej xhami, një varg i pandërprerë, kanë kërkuar artistët që nga ky fond që fiton shteti, janë paratë e artistëve të artistëve të sotëm. E kanë akorduar si shtet që 8 përqind ti japin artistëve dhe shoqatave. Galeria është e popullit dhe më duket se është një sabotim i madh, që të mbeten mbyllur veprat, me këto qëndrime që bëhen, me këto argumente absurde që jo kjo është e socializmit, etj, kjo nuk qëndron. Socializmi është një periudhë, që do të pasqyrohet se s’bën ashtu siç është, siç i kanë dhe shtetet e tjera. Në Uashington ka vepra arti që janë shumë realiste dhe i mbajnë. Unë fatbardhësisht i kam parë veprat që nga Nju Jorku deri në Pekin dhe nga Hamburgu, në Athinë, Stamboll, etj. Të tëra veprat që janë me përmbajtje njerëzore janë figurative dhe ruhen, janë prezente tek populli. Ata i ekspozojnë veprat, ne i kemi të mbyllura. Ku i kemi në sallat sot në GKA? Janë pak hapësira, janë disa salla të mekura ndaj është dhe detyrë e Ministrisë së Kulturës që ta ketë prioritet galerinë. Përmirësimi i artit në Shqipëri është dhe politik, dhe praktik, edhe financiar, ekonomik edhe për tu njohur në Europë. E them që Shqipëria në artet figurative është si Hollanda në shekullin e 17. Kaq shumë ka artistë dhe cilësisht, si Sali Shijaku, Nestro Jonuzi, Koço Kristiani, Anastas Kostandini, etj. Po ekziston dëshira e mirë, duhet menduar dhe për ti nderuar këta piktorë. Nuk ka një rrugë sot me emrat e piktorëve? Janë artistë populli, janë të shquar, kanë dhënë kontribut, dhe nuk kemi sot një rrugë me emrin e Foto Stamos? Ky zë artistësh që është i fuqishëm dhe prezent në jetë shuhet. Po kush janë këta artistë? Nuk i njeh njeri. Kjo nuk është e drejtë. Në këtë këndvështrim bëhet vlera dhe mosvlera e artistëve, deri tani për institucionet fatkeqësisht janë parë si të pa vlerë. Nuk e kam vetëm për këtë qeveri, por në 25 vjet artistët janë parë si pa vlerë nga shteti”.

Next Post

Shkenca ka përparuar, nëse keni lindur në këto muaj do jetoni më gjatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In