Skënder Gega largohet nga drejtimi i Partizanit. Ky është lajmi i bujshëm që vjen këtë 1 qershor. Siç raporton “Supersport”, palët kanë vendosur që të mbyllin bashkëpunimin mes tyre.
Trajneri 55-vjeçar erdhi në drejtim të Partizanit në verën e vitit 2018, dhe që në vitin e parë arriti të rikthejë në shtëpinë e kuqe titullin kampion, pas plot 26 vitesh mungesë.
Në 36 javë kampionati, Partizanin nën drejtimin e Gegës e mbylli me 70 pikë, teksa arriti plot 20 fitore, 10 barazime dhe 6 humbje.