• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Skënder Bruçaj: Mesazhet makabre të ISIS shkelin Islamin

by
16/06/2015 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë komenton për Revistën Java, kërcënimet e fundit në gjuhën shqipe, të përfaqësuesve të Shtetit Islamik. Ai thotë se terrorizmi është një fenomen social, si i tillë, duhet përballuar me përpjekjet e të gjithë shoqërisë.

 

Zoti Bruçaj, së afërmi besimtarët presin ardhjen e Ramazanit. Si e gjen komunitetin tuaj kjo ngjarje e shënuar? 

Muaji i Ramazanit është një ngjarje madhore për mbarë bashkësinë islame si në Shqipëri, ashtu dhe në mbarë botën. Rituali i agjërimit të këtij muaji synon pastërtinë shpirtërore të besimtarit, synon devotshmërinë, synon afrimin e tij me Zotin dhe përmirësimin e lidhjeve të tij me njerëzit. Ai është një mundësi vetëdijësimi, është një shkëputje nga monotonia e përditshme për të bërë diçka ndryshe, është një shans për një ndryshim të madh i cili starton nga vetja dhe përfundon me ndryshimin e mbarë shoqërisë. Përgjatë historisë së tyre katërmbëdhjetë vjeçare, myslimanët e kanë parë muajin e Ramazanit si një shkollë virtytesh, vlerash dhe arritjesh. Ishte pikërisht ky muaj ai në të cilin profetit Muhamed a.s i filloi shpallja e Kuranit, libër i cili ndryshoi historinë e mbarë botës. Shkolla e këtij muaji i mundëson besimtarit një eksplorim të brendshëm për të depërtuar drita hyjnore në skutat më të thella të egos, për ta zhveshur atë nga çdo formë egoizmi, smire, vetëpëlqimi dhe arrogance, duke e furnizuar me dashuri, solidaritet, besim dhe dashamirësi. Komuniteti Mysliman i Shqiperise ne prag te muajit te madherueshem te Ramazanit perpiqet me te gjitha mundesite e veta qe ky muaj i bekuar te jete sa me i pranishem tek te gjithe besimtaret. Per kete, ne fillim japim te gjitha orientimet dhe direktivat e duhura myftinive ne 35 qytete te Shqiperise, qe ky muaj te ndjehet dhe te perjetohet sa me shume nga  besimtaret myslimane.Iftari mbas agjerimit te nje dite vere te gjate dhe te nxehte, bamiresite e ndryshme per njerzit ne nevoje, ligjeratat fetare dhe adhurimet ne xhami e shoqerojne nje besimtare mysliman per gjate 30-te diteve te muajit bekuar te Ramanzanit

 

Sot në botë ka forca që përpiqen të abuzojnë në emër të fesë. Besoj se jeni njohur, si shumë shqiptarë, me kërcënimet në gjuhën shqipe, që erdhën nga përfaqësues të ISIS pak ditë më parë? Si ndjetë kur patë atë video-mesazh?

Ne e kemi theksuar dhe ritheksuar përherë se asnjë akt që përmban imponim e dhunë dhe sidomos që lëndon jetë njerëzish në asnjë rrethanë nuk mund të ketë të bëjë me fenë. Së pari unë ndjej keqardhje që ndodh që edhe nga të rinjtë shqiptarë ka prej atyre që bjenë pre e mendimeve të tilla ekstreme dhe shkatërrojnë jetën e tyre, të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre duke u kthyer edhe në një kërcënim për shoqërinë. Është e pashpjegueshme, por fatkeqësisht ndodh. Ajo që është e sigurtë është fakti se pas jetës së vetë këta njerëz më së shumti shkelin normat dhe parimet e ndritura të besimit që ka ardhur që njerëzit të jetojnë në harmoni e jo që të luftohen, urrehen apo lëndohen. Legjislacioni islam rrok në vetvete pesë objektiva, të cilët janë: Garantimi i jetës, i besimit, i dinjitetit dhe nderit, i mendjes dhe i pasurisë. Të gjithë ritualet dhe porositë në Kuran dhe në traditët profetike, synojnë njërën ose të gjitha këto objektiva. Po të shohim, ata që i kryejnë këto akte makabre, i shkelin me këmbë të pestë këto objektiva, ata marrin jetën e tjetrit, përdhosin besimin e tij, shkelin nderin, dëmtojnë shëndetin mendor dhe vënë dorë në pasyritë e të tjerve.

Mediat perëndimore shkruajnë se territoret e populluara me shqiptarë në Ballkan, paraqesin një rrezik të shtuar për furnizimin e rradhëve të ISIS me rekrutë. Çfarë duhet të bëjnë, sipas jush, bashkësitë islame të Shqipërië, Kosovës e Maqedonisë, për të bërë që ky fenomen të kufizohet sa më shumë?

Personalisht besoj se vetëm ne si komunitete fetare mund të bëjmë shumë pak për ta parandaluar. Ky është një fenomen që duhet të na shqetësojë të gjithëve, pavarësisht se duket sikur ekziston vetëm tek një shtresë e besimtarëve myslimanë. Siç e thashë më lart, më shumë se një problem fetar, ai është një problem social dhe i tillë duhet trajtuar.  Vetëm falë një koordinimi mes institucionit të familjes, institucioneve arsimore, institucioneve fetare dhe atyre të rendit mund të arrihet diçka në këtë fushë. Kjo nuk vlen vetëm për fenomenin në fjalë, por për një sërë fenomenesh negative me të cilat po përballet shoqëria jonë shqiptare, por që fatkeqësisht pak flitet për to dhe shumë pak gëzojnë hapësira në media, pavarësisht se janë më të dëmshme dhe me pasoja shumë herë më të rënda sesa fenomeni në fjalë.

Mes bashkësive islame të rajonit ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë një bashkëpunim i frytshëm në ndërgjegjësimin e shtresës së besimtarëve lidhur me fenomenet negative. Ne si myslimanë e kemi gjithmonë parasysh postulatin profetik sipas të cilit:”Njeriu më i mirë, është ai që është më i dobishëm për njerëzit!” dhe vetë fjala “njerëzit” nënkupton të gjithë njerëzit, të gjithë besimeve. Rajoni jonë ka parë luftra të shumta dhe myslimanët kurrë nuk kanë qenë iniciatorët e këtyre luftrave, por viktima të tyre. Nuk e shoh aspak me vend që për hir të disa individëve të përgjithësohet dhe të damkosen të gjithë myslimanët e Shqipërsië apo të rajonit me damkën e terrorizmit. Ne skemi asgjë të përbashkët me aktet mizore dhe barbare që kryhen në vende të caktuara nga individë që nuk mund të përfaqësojnë askënd përveç vetes së tyre. Praktikisht ne si komunitet mysliman i shqipërisë po bëjmë maksimumin tonë duke i trajtuar në çdo platëformë këto tema me qëllim për të parandaluar çdo keqkuptim të mundshëm. Natyrisht ajo që ne kemi në dorë është këshilla dhe në këtë drejtim po punojmë fort. Por natyrisht në një shoqëri të hapur sikurse jo të gjithë që ne ju drejtohemi kthehen në besimtarë, po ashtu jo të gjithë e pranojnë këshillën tonë në këtë drejtim, për më tepër që edhe terreni jonë është i kufizuar në mundësi. Por gjithsesi mesa dimë ne,nga vendi ynë ka më pak të infektuar nga kjo sindromë e rrezikshme, dhe gjithashtu ne do të vijojmë të sensibilizojmë besimtarët të jenë të vëmendshëm kundrejt provokimeve në këtë drejtim.

Ka pasur sensibilitete të ndryshme në lidhje me ndërtimin e Xhamisë së Madhe, e cila po ngrihet në zonën  e Namasgjasë. Arkitektë dhe përfaqësues të mediave e shoqërisë civile kanë ngritur zërin në lidhje me prishjen e parkut, duke sugjeruar që xhamia mund të ishte ndërtuar diku tjetër. Ndonëse në planin kohor ky është një moment i tejkaluar, a keni një përgjigje për këto ndjeshmëri të një pjese të qytetarëve?

Ka më shumë se 5 muaj qe kane filluar punimet për ndërtimin e xhamise se namazgjasë  , me ne fund jemi duke hellur hapa konkret drejt realizimit te ëndrres shumë vjeçare te besimtarëve mysliman të kryeqytetit, për te pase një objekt kulti multifunksional i cile nuk do jete vetëm në shërbim të myslimanëve por edhe të të gjithe qytetarëve të tjere të Tiranës. Ne projektin që po implementohet përveç sallës së konferencave, bibliotekës , muzeut te bashkëjetesës , qe do  jene ne sherbim te te gjithe qytetareve te tiranes eshte treguar edhe nje kujdes i veçante ne integrimin e hapesirave te gjelberta me xhamine . Une besoj qe xhamia e namazgjase  do jete nje nga vendet kryesore te kryeqytetit qe do vizitohet nga turistat vendas dhe te huaj , dhe do kete nje kontribut te veçante ne të mirë të interesit publike.

Është thënë më shumë se një herë se bashkëjetesa fetare në Shqipëri është një ndër pasuritë kryesore që kemi ne si komb. A shihni ju ndonjë rrezik për cënimin e kësaj harmonie, për shkak të zhvillimeve në Ballkan e më gjerë?

Prania dhe bashkekzistenca e disa besimeve te popullit shqiptar, të shtrira në dy themele kryesore, atij mysliman dhe të krishterë, ka bërë që bashkëjetesa ndërfetare të jetë një domosdoshmëri historike, duke shërbyer kështu, si mjet dhe faktor, që ka siguruar unitetin kombëtar dhe ekzistencën tonë si komb, megjithëse shqiptarët kurrë nuk e kanë ndarë përkushtimin fetar nga interesi kombëtar.

Bashkëjetesa fetare është shfaqur si një përbërës i rëndësishëm i modelimit psikokulturor të shqiptarëve, duke kaluar drejt një vetëdije kombëtare për këtë vlerë. Dhe në fakt nëse diku ka diversitet fetar, etnik dhe kulturor, kjo duhet parë si një pasuri që jo vetëm duhet ruajtur, por duhet edhe promovuar.

Ne si institucion, mundohemi që në të gjitha format, ta promovojmë dhe ta ruajmë jo vetëm në ceremoniale festash, por të bëjmë një punë aktive të përbashkët në forcimin e kësaj fryme, nëpërmjet projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme. Aktiviteti i fundit është zhvilluar midis studentëve të Shkencave Islame të Universitetit Bedër dhe studentëve të Teologjisë Katolike nga Seminari Ndërdioqezian Shkodër, gjatë një vizite dhe takimi të organizuar për të promovuar dialogun ndërfetar, nëpërmjet hapave konkret të njohjes dhe prezantimit të studentëve të teologjisë islame dhe asaj katolike dhe kjo ka ndodhur për herë të parë.

Next Post

Borxhi i jashtëm i Shqipërisë, arrin në 7 miliadë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anketa: 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35%

Anketa: 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35%

December 25, 2025
Ushtria kundërshton akuzat ndaj Presidentit: Ka qenë vetëm kërkues shkencor deri në 2018

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë!

December 25, 2025
Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat

Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat

December 25, 2025
Mesha e parë e Krishtlindjes nga Papa Leoni XIV: Një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mall

Mesha e parë e Krishtlindjes nga Papa Leoni XIV: Një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mall

December 25, 2025
Mesha e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Pali”, Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

Mesha e Krishtlindjes në Katedralen “Shën Pali”, Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor

December 25, 2025
“Vdektë!”, Zelensky për Putinin në mesazhin e Krishtlindjes drejtuar popullit ukrainas

“Vdektë!”, Zelensky për Putinin në mesazhin e Krishtlindjes drejtuar popullit ukrainas

December 25, 2025
Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, Rama uron me “Çetën e Profetëve”

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, Rama uron me “Çetën e Profetëve”

December 25, 2025
ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com