• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Borxhi i jashtëm i Shqipërisë, arrin në 7 miliadë euro

by
16/06/2015 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare u rrit me 5.1% gjatë tre muajve të parë të vitit 2015, duke prekur shifrën e afro 7 miliardë eurove. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, faktori kryesor që ka ndikuar në rritjen e borxhit ka qënë zgjerimi i huamarrjes së jashtme të qeverisë. Kryesisht falë huave të buta të Fondit
Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, stoku i borxhit të jashtëm të qeverisë ka arritur në 2.85 miliardë euro, 7.5% më shumë krahasuar me fundin e vitit 2014. Janë gjithsej 206 milionë euro që qeveria i ka shtuar në bilancin e borxhit të jashtëm gjatë tre muajve të parë të vitit.

Programi i bashkëpunimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore u ndërmor për të siguruar hua me kushte lehtësuese, me qëllimin kryesor shlyerjen e detyrimeve të prapambetura ndaj sektorit privat, por edhe financimin e ndërhyrjeve në sektorë strategjikë, si energjia. Aktualisht, borxhi publik përbën rreth 43% të totalit të borxhit të jashtëm. Rritje të lehtë të borxhit të jashtëm gjatë tre muajve të parë të vitit regjistroi edhe sektori bankar. Zbutja e krizës financiare ka bërë që bankat të kenë më shumë akses në burimet e jashtme të financimit dhe në fund të Marsit 2015 kishin një borxh ndaj jorezidentëve në vlerën e 1.26 miliardë eurove, në rritje me rreth 150 milionë euro që nga fillimi i vitit. Jashtë sistemit financiar, sektori privat në përgjithësi regjistroi rritje modeste të huamarrjes së jashtme. Borxhi i jashtëm i bizneseve private kishte vlerën e 1.18 miliardë eurove, 5% më shumë krahasuar me fundin e Dhjetorit. Ndërkohë, rritje të lehtë patën edhe huajtë e ndërsjellta mes koorporatave, në formën e borxhit që ndërmarrjet shqiptare kanë kundrejt aksionerëve dhe investitorëve të tyre jashtë vendit. Këto detyrime kishin vlerën e 1.62 miliardë eurove, në rritje me 3.2% që nga fillimi i vitit.

TV Scan

Next Post

Zyrtare/ Rita Ora, në jurinë e “X–Factor”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com