• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Skenari/ Vrasësi i 23-vjeçares, zbulohet skema si e liruan nga burgu gjyqtarët dhe si e ‘shëruan’ mjekët

by Java News
18/09/2021 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me 22 shtator 2020, 2 ditë pasi terrorizoi Fierin për shkak kërcënoi me armë prindërit e ish-bashkëshortes dhe kundërshtoi forcat e policisë, Elton Bengaj Metaj, u dërgua nën masën e arrestit me burg dhe nëse kjo masë do të kishte vijuar dhe ai të ishte gjykuar e gjetur fajtor për 3 veprat penale, sot Sabrina Bengaj mund të ishte gjallë.

Vendimi për izolimin e tij në paraburgim u firmos nga gjyqtari Ergys Selmani, i cili më pas u largua me dorëheqje nga radhët e sistemit të drejtësisë. Mbi bazën e këtij vendimi, Metaj u dërgua në burgun e Fierit, pasi dyshohej për 3 vepra penale; ‘Dhunë në familje me anë të kanosjes’, ‘kundërshtim të forcave të policisë’, si dhe ‘mbajtje pa leje e armëve’.

Në vendimin e gjykatës thuhet se ai kërcënoi prindërit e ish gruas Sabrina Bengaj, e cila u largua nga banesa e përbashkët bashkë me vajzën e mitur, pasi zbuloi tradhtinë e të shoqit. Ai shkoi në shtëpinë e prindërve të Sabrinës, për t’i kërkuar asaj të kthehej në shtëpi. Duke qenë se ajo me vëllain ishte me pushime në Vlorë, Eltoni kërcënoi me armë prindërit e saj, duke i paralajmëruar se do ti vriste.

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, avokati Ermal Hamataj pretendoi se Elton Bengaj vuante nga depresioni, por nuk ngriti pretendime që ai ishte i papërgjegjshëm mendërisht. Pa u mbushur as 3 muaj të plotë, situata filloi të ndryshonte, në favor të të dyshuarit, për arsye që priten të marrin përgjigje nga hetimi. Me kërkesë të prokurorisë, bazuar në një akt të ekspertëve të mjekësisë ligjore, gjyqtari Taulant Banushi e ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në atë të shtrimit të detyrueshëm në një institucion mjekësor.

Kjo për faktin se ekspertët e konsideronin të dyshuarin si të papërgjegjshëm mendërisht. Në mars të 2021, në lojë hyn gjyqtari Piro Sota. Ai vendosi ta mbyllë Elton Bengaj në burgun e Zaharisë dhe pushoi të gjitha akuzat për të, me argumentin se një person me probleme mendore, s’mund të përgjigjej penalisht për krimet e kryera. Mbrojtja e kundërshtoi këtë vendim dhe kërkoi mendim nga mjeku psikiatër I burgut.

Edhe ky foli në favor të Bengaj duke thënë se gjendja e tij ishte përmirësuar. 5 muaj më vonë, masa për të dyshuarin u lehtësua ndjeshëm, po me firmën e gjyqtarit Piro Sota, pasi edhe ekspertët e mjekësisë ligjore ndryshuan qëndrim. Duke u bazuar tek qëndrimi i mjekëve, Sota vendosi ta zbusë masën ndaj Bengajt nga shtrim i detyrueshëm në spital në mjekim ambulator nën kujdesin e babait. Sapo ai doli në liri, qëlloi për vdekje ish-bashkëshorten Sabrina Bengaj, teksa kjo e fundit po darkonte në shtëpinë e prindërve në Zhupan të Fierit.

Next Post
Kapet në rrugë duke i dhënë kokainë klientit, arrestohet shqiptari në Itali

Ngjarje e rëndë në Itali/ Punonjësi i familjes hedh nga ballkoni 4-vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In